SHGM në takim me Joveskin: PPRM të ndërpret me persekutimin ndaj Kezharovskit

Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë u takuan me kryeprokurorin Lubomir Joveski. Gjatë takimit biseduan për disa tema, ndër të cilat, për lëndën e gazetarit Tomisllav Kezharovski, sulmi mbi gazetarët e TV21 dhe pikat e mundshme të bashkëpunimit mes prokurorisë dhe gazetarëve.
Kryetari i SHGM, Mlladen Çadikovski kërkoi të tërhiqet aktakuza kundër kolegut Kezharovski, pasi që Gjykata Supreme ktheu lëndën e tij për rigjykim. Çadikovski theksoi se ka një kohë të gjatë që kjo lëndë prish imazhin e shtetit në pjesën e lirisë së shprehjes dhe si e tillë duhet të përfundojë sa më shpejt.
SHGM kërkoi nga PPRM të fillojë një hetim në lidhje me të gjitha gjetjet që ishin të prezantuara në opinion për sulmin e ekipit gazetaresk të TV21, që u sulmuan nga ana e personave të afërt të Kryetares të Komunës së Haraçinës.
U diskutua edhe për organizimin e trajnimeve të përbashkëta mes gazetarëve dhe prokurorëve me qëllim që të përmirësohet raportimi i gazetarëve dhe puna e prokurorëve në rastet që kanë të bëjnë me lirinë e fjalës.
Kryeprokurori Joveski premtoi se do të interesohet për lëndët e dhunës mbi gazetarët dhe do të kontrollojë të gjitha gjetjet që ishin të prezantuara gjatë takimit.