• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SHGM: “Më thanë se do të shoh se çfarë do të më ndodhë herën tjetër kur të shëtis qenin tim”- verbalisht e sulmuar gazetarja Ilinka Iloska nga Meta

    SHGM: “Më thanë se do të shoh se çfarë do të më ndodhë herën tjetër kur të shëtis qenin tim”- verbalisht e sulmuar gazetarja Ilinka Iloska nga Meta

    • Categories LAJMËRIME
    • Date August 15, 2022

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon kërcënimet dhe fyerjet nga ana e të punësuarve në Higjienën Komunale – Shkup ndaj gazetares Ilinka Iloska nga agjencia e lajmeve Meta.

    SHGM kërkon që Higjiena Komunale – Shkup të iniciojë procedurë disiplinore kundër personave përgjegjës për sulmin verbal ndaj gazetares Ilinka Iloska. Gjithashtu, kërkojmë nga ky institucion që të bëjë plan për aktivitete për edukimin e punëtorëve për tema me interes publik dhe raport me qytetarët, sepse nuk është hera e parë që të punësuarit e Higjienës Komunale – Shkup reagojnë në këtë mënyrë apo në mënyrë të ngjashme ndaj qytetarëve.

    Sipas informatave që kolegia Iloska ndau me ne, sot në mëngjes teksa po shkonte në punë, ka fotografuar mbeturinat e shpërndara dhe fshesat që ishin mbështetur në koshin e plehrave në parkun përballë ndërtesës së saj. Në atë kohë, punonjësit e Higjienës Komunale – Shkup, të cilët ndodheshin në parkun, në një distancë të caktuar, e kanë vërejtur gazetaren duke bërë fotografi dhe menjëherë janë nisur në drejtim të saj.

    “Sapo mbërrita në stacionin e autobusave, një burrë me rroba civile dhe një nga pastruesit kaluan rrugën. Ai me rroba civile m’u prezantua si menaxher, ndërsa unë iu prezantova me emër dhe mbiemër, i thashë që punoj në Agjencinë e Lajmeve Meta dhe i thashë: Urdhëroni, më thoni se çfarë ju duhet.“ – thotë Iloska. Personi i cili u prezantua se punonte në KHSh, i kërkoi gazetares që të fshinte fotografitë dhe i është drejtuar me zë të lartë, duke i thënë se nuk guxon më asnjëherë të bëjë fotografi të tilla. Iloska i ka thënë se ajo ka fotografuar në një zonë publike dhe se nuk kishte asnjë shenjë që fotografimi ishte i ndaluar.

    “Më tha se e di se kush jam dhe se një ekip tjetër, nga shërbimi që është i detyruar për kositjen e sipërfaqeve të gjelbra nëpër komunë, më njohin dhe më fotografojnë kur ankohem se nuk po kryejnë mirë punën e tyre. Më thanë se do të shoh se çfarë do të më ndodhë herën tjetër kur do të shëtis qenin tim. Ata u grindën me mua derisa erdhi autobusi dhe më përcollën me fjalët: “Hej, hip në autobus dhe në të ardhmen mos e bëj më këtë”- thuhet në deklaratën e koleges.

    Gazetarja Ilinka Iloska, për shkak të shqetësimit për sigurinë e saj dhe të familjes së saj, do ta paraqesë rastin në stacionin policor, me ndihmën juridike dhe këshillimin nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

    “Unë personalisht jo vetëm që nuk ndihem i sigurt, por kuptova kërcënimin se mund të më helmonin apo lëndonin qenin tim. Dhe kam frikë se edhe fëmijët e mi janë në rrezik sepse edhe ata shpesh ecin me qenin aty. Kjo nuk është hera e parë që u ndodh atyre. Edhe herë të tjera më bërtasin dhe ankohen tek menaxhmenti i tyre kur i fotografoj duke mos kryer detyrën e tyre. Por, sot ishte hera e parë që guxuan të më afroheshin dhe më kërkonin me vrazhdësi të fshija fotografitë dhe më kërcënonin se mund të më ndodhte diçka nëse vazhdoj të bëj punën time. Ata jo vetëm që e dinë se kush jam, por e dinë edhe saktësisht se ku jetoj”, thotë kolegia.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM: Kërkojmë përgjegjësi për pjesëtarët e policisë që shpërdoruan pozitën e tyre për të ngacmuar gazetaren Viki Klinçarova
    August 15, 2022

    Next post

    Çmimi shtetëror “8 Shtatori” për kolegun Atanas Kostovski
    September 9, 2022

    You may also like

    IMG_20230127_141258
    SHGM dhe MPB: nëpërmjet komunikimit më të mirë deri te siguria më e madhe e punonjësve të mediave
    28 January, 2023
    ZNM
    Çadikovski për Mitrevin: Gazetaria e lirë ekziston për qytetarët dhe për të mbrojtur interesin publik
    25 January, 2023
    ZNM-Grad Skopje
    SHGM kërkoi nga Qyteti i Shkupit që të përmirësojë transparencën dhe komunikimin me gazetarët
    19 January, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?