SHGM mbështet dënimin me burg të sulmuesit të gazetarëve nga A1on

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë mbështet vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1, me të cilën sulmuesi i ekipit gazetaresk të A1 On gjatë protestave të lëvizjes “Për Maqedoni të Përbashkët”, Matija Kanikov, është dënuar me gjashtë muaj burg.
Ky vendim i gjykatëses Marija Kletniçka-Markovska nga Gjykata Penale është i pari me të cilin dënohet me burg sulmues i gazetarëve dhe me këtë i vëhet fund politikës së mosndëshkimit të sulmeve mbi gazetarëve. Ky vendim dërgon mesazh të fuqishëm se sistemi në të ardhmen nuk do të tolerojë dhunën kundër gazetarëve dhe se kushdo që sulmon gazetarë do të zbulohet shpejt dhe do të sillet para drejtësisë.
Në të njëjtën kohë, vendimi do të ndikojë pozitivisht edhe në ngritjen e sigurisë së gazetarëve, që paraqet parakusht themelor që ato të munden ta kryejnë në mënyrë të lirë dhe pa frikë profesionin e tyre në interes të qytetarëve. Me këtë, sistemi tregon se i mbron të drejtat dhe liritë themelore, siç është liria e të shprehurit.
Ky vendim paraqet shembull i mirë të cilin duhet ta ndjekin edhe gjykatësit tjerë, që në mënyrë më efektive të zgjidhin rastet e tjera të sulmeve të gazetarëve.
E inkurajojmë Prokurorinë Publike t’i përshpejtojë hetimet për të gjitha sulmet mbi gazetarët me qëllim që të sillen dhunuesit para drejtësisë.