• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SHGM konferencë për shtyp: Rritet numri i incidenteve, kërkojmë reagim të shpejtë nga institucionet kompetente

    SHGM konferencë për shtyp: Rritet numri i incidenteve, kërkojmë reagim të shpejtë nga institucionet kompetente

    • Categories LAJMËRIME
    • Date October 22, 2021

    Incidentet e fundit që ndodhën gjatë fushatës zgjedhore kundër gazetarëve duhet të hetohen, dhe më me rëndësi të mos përsëriten – kjo ishte tema e konferencës për shtyp që u mbajt sot në Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë. 

    Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski kërkoi reagim të shpejtë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe Prokuroria Themelore Publike (PPO). 

    “Gjatë ditëve dhe javëve të kaluara, dëshmuam ofendime të shumta dhe të rënda, sulme, ngacmime verbale, duke rrezikuar integritetin dhe sigurinë e gazetarëve. E organizojmë këtë konferencë për shtyp disa ditë para ditës botërore kundër mosndëshkimit të sulmeve ndaj gazetarëve, sepse mendojmë se procesi zgjedhor solli shumë emocione që u kthyen në një qëndrim të papranueshëm të disa aktorëve politikë, pjesëmarrësve në zgjedhje, kandidatëve, eksponentëve partiakë dhe aktivistëve partiak”. 

    Në disa incidente të ndara, gazetarët janë diskredituar dhe fyer në tubime apo mbledhje partiake, dhe kjo u reflektua në mënyrë të drejtpërdrejtë në punën e kolegëve Xhumadije Ibraimi nga TV Klan, Salije Sadiku nga TV 21, Ferikan Arifi nga Euronews etj. SHGM regjistroi një fjalim nënvlerësues të kryetarit të KSHZ-së ndaj gazetareve gjatë një konference për shtyp, i cili më pas kërkoi falje; kolegët fotoreporterë dhe kameramanë u ankuan për qëndrimin e disa kryetarëve të komisioneve komunale të KSHZ-së që hapësirën publike e interpretojnë si pronë private; kolegë të tjerë gazetarë u ankuan për tone kërcënuese nga politikanët dhe eksponentët e fushatave partiake. Atmosfera e krijuar është paralajmëruese dhe duhet të ndalet menjëherë. Nuk bëhet fjalë për një parti apo një kandidat, por për aktorë të ndryshëm politik, thonë nga SHGM. 

    Para mediave të pranishme, u drejtua edhe gazetarja e Euronews Ferikan Arifi, e cila tha se pikërisht për arsye që ka qenë viktimë e sulmeve verbale, ka frikë se ato mund të kthehen në sulme fizike. Ajo u bëri thirrje institucioneve kompetente që të reagojnë në kohë, të hetojnë rastet në mënyrë që të mos përsëriten situata të tilla në të ardhmen. 

    Në këtë ngjarje foli edhe gazetarja Xhumadije Ibraimi nga TV Klan, e cila po ashtu theksoi seriozitetin e situatës në të cilën ishte gjetur vet. Konkretisht, gazetarja është shpifur dhe shantazhuar nga kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kryetar komune në Tetovë, Vullnet Murseli. Ajo bëri thirrje për tolerancë dhe respekt për punën e saj, si dhe punën e të gjithë gazetarëve. 

    Janë paraqitur ankesa në MPB dhe KSHZ për të gjitha rastet e raportuara deri më tani në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve gjatë procesit zgjedhor. SHGM bën thirrje që të reagohet shpejt, të respektohen gazetarët dhe puna e tyre nga aktorët politik, jo vetëm në procesin e fushatës zgjedhore, por edhe në të ardhmen. Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, gazetarët Ferikan Iljazi Arifi, Xhumadije Ibraimi, Jovica Paunovski, Furkan Saliu dhe Robert Atanasovski, fotoreporter. 

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    U mbajt takim pune mes SHGM-së dhe Odës së mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut
    October 22, 2021

    Next post

    Raporti i KE: Gazetarët sulmohen gjithnjë e më shumë dhe janë të ekspozuar në autocensurë, mediat janë financiarisht të paqëndrueshme dhe RTVM ka buxhetin më të ulët në 10 vitet e fundit
    October 25, 2021

    You may also like

    ZNM
    Suhejl Jonuzi është koordinatori i ri i Seksionit të Kameramanëve të SHGM-së në rajonin e Pollogut
    13 March, 2023
    ZNM
    SHGM, SPGPM dhe KEMM: përgjegjësi e domosdoshme për narrativin publik që stimulon urrejtje dhe agresion 
    20 February, 2023
    9
    PËR MBROJTJEN E DINJITETIT TË GAZETARIT
    16 February, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?