• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHGM kërkon nga AShMAA të lehtësojë punën e mediave lokale dhe të përforcohen rrjetet e korrespondentëve

    SHGM kërkon nga AShMAA të lehtësojë punën e mediave lokale dhe të përforcohen rrjetet e korrespondentëve

    • Categories Aktivitete
    • Date December 22, 2022

    Me iniciativë të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), është mbajtur takim me drejtorin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (AShMAA) Zoran Trajçevski dhe një pjesë të shërbimit profesional të rregullatorit.

    Gjatë takimit u diskutua për dy pika kryesore: e para ishte kërkesa për uljen e shpenzimeve të mediave lokale dhe rajonale ndaj rregullatorit, ndërsa pika e dytë ishte problemi i cili është duke zgjatur afër dy vite, pra mungesa e rrjeteve të korrespondentëve tek koncesionarët kombëtarë.

    Këto dy pika Çadikovski i cilësoi si probleme reale me të cilat ballafaqohemi me vite të tëra, duke kërkuar mënyrë që së bashku të zgjidhen, arsyeja për të cilën u kërkua dhe u mbajt ky takim.

    “Ne si SHGM jemi në komunikim të vazhdueshëm me kolegët tanë nga qendrat lokale dhe rajonale dhe e dimë saktësisht se me çfarë përballen ata në përditshmërinë e tyre, jo vetëm mediat mbijetesa e të cilave është e rrezikuar, por edhe gjithë stafi mediatik i punësuar aty. Ne kemi marrë përsipër detyrimin që t’i mbrojmë ata para institucioneve. Një nga kërkesat është që të ulen tarifat ndaj AShMAA-së për mediat lokale dhe rajonale, ndërsa kërkesa e dytë që doli nga bisedat me kolegët është problemi me korrespondentët. Nuk është e pranueshme që televizionet kombëtare të mos kenë korrespodentë që raportojnë jashtë Shkupit, gjegjësisht të mos ketë interes për të raportuar për tema me interes publik lokal. Është e nevojshme të zvogëlohen tensionet mes gazetarëve dhe kameramanëve që punojnë në qytete të tjera dhe kolegëve që punojnë në Shkup. Sipas analizave të SHGM-së, ka media që nuk kanë asnjë korrespodent të punësuar, disa kanë nga dy ose tre, ndërsa gjendja faktike është se nevoja për këtë është shumë më e madhe” – tha Çadikovski.

    Shoqata kërkoi informacion nga AShMAA nëse ka një mënyrë për të ndryshuar situatën në drejtim të uljes së tarifave dhe në të njëjtën kohë si mund të inkurajohen koncesionarët kombëtarë për të përmirësuar praktikën e informimit të publikut për tema të natyrës lokale dhe rajonale.

    Sa i përket lejeve të punës, pra kompensimi i dhënë nga mediat për rregullatorin në vitin 2018, ai është ulur për 30%, ndërsa vitin e kaluar ulja ka qenë deri në 50%. Diferenca financiare që i nevojitet AShMAA-së për shkak të reduktimit, plotësohet nga ana e Qeverisë. Siç thonë nga atje, problemi është shumë më i gjerë për shkak të faktit se rregullatori nuk ka mundësi t’i zvogëlojë ato më shumë se tani ose t’i shfuqizojë, sepse në këtë mënyrë do të krijohet një humbje financiare, e cila nga ana tjetër do të duhet të mbulohet nga Qeveria dhe kjo aktualisht është e pamundur.

    Konkluzioni i takimit është se SHGM dhe AShMAA do të vazhdojnë të shqyrtojnë mënyrat për të lehtësuar punën e televizioneve dhe radiove lokale dhe rajonale, ndërsa Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë do të paraqesë edhe një iniciativë për ndryshimin e rregulloreve të rregullatorit në mënyrë që televizionet kombëtare të kenë obligim për të punësuar korrespondentë të cilët do të raportonin për çështje me interes publik lokal.

    Nga zyra ekzekutive e SHGM-së në takimin morën pjesë Mlladen Çadikovski, Dragan Sekulovski dhe Biljana Nasteska Kalanoska, pastaj Dimitar Micev nga TV Kanal VIS nga Strumica dhe Nexhat Aqifi nga TV Festa nga Kumanova, i cili njëkohësisht është edhe koordinator i SHGM-së për këtë rajon.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    U mbajt seanca konstituive e Këshillit Mbikëqyrës të SHGM-së
    December 22, 2022

    Next post

    U zgjodh kryetari i Këshillit të Nderit të SHGM-së
    December 23, 2022

    You may also like

    ZNM
    SHGM denoncon në MPB kërcënime në rrjetet sociale 
    5 February, 2023
    IMG_20230131_141527
    Iniciativa për mbrojtjen e të drejtës autoriale të fotoreporterëve profesionistë 
    1 February, 2023
    ZNM
    Me iniciativë të SHGM-së, në ASHMAA u zhvillua takimi i dytë me temë-përforcimi i rrjetit të korrespondentëve të koncesionarëve nacional
    31 January, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?