SHGM kërkon konsenzus për reformat në media

LSDM dorëzoi ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sherbimet mediatike audio dhe audiovizive, me të cilat propozon heqjen e taksës radiodifuzive dhe finansimi i MRT të bëhet përmes buxhetit të shtetit.
Për ne, si Shoqatë e gazetarëve, ky propozim i LSDM është tërrësisht i papranueshëm për disa arsye.
E para, ky propozim është bërë në kohë të gabuar. Xhirrollogaria e RTM është e bllokuar dhe qeveria përmes Drejtorisë të hyrave publike shantazhon RTM. Në vend të ndryshimeve ligjore për mënyrën e finansimit, partiitë duhet t’i propozojnë qeverisë që t’ia falë borxhet servisit publik sepse ata nuk janë bërë më fajin e RTM, por për shkak të pamundësisë ose mosdashjes së Drejtorisë së të hyrave publike për të mbledhur taksën radidifuzive.
E dyta, për SHGM është e parpranushmë të braktiset formati i deritashëm i negociatave mes partive për reformat në media, ku vendimet për të gjitha pikat e marrëveshjes së Përzhinos miratoheshin me konsenzus. Cila është garancia se ky propozim do të kalojë në Kuvend në formën e propozuar përveç nëse partitë në pushtet dhe opozita nuk kanë bërë ndonjë marrëveshje të fshehtë për bartjen e bisedimeve për mediat nga Klubi i deputetëve në Parlament.
E treta, me këtë propozim parcial LSDM e vret propozimin e ndërmjetësit Piter Van Haute duke e lëshuar një mundsi të papërsëritshme për të bërë refroma serioze në media. kjo do t’i lente gazetarët dhe mediat pranë ujit të papirë.
Në propozimin e Van hautes përveç finansimit të RTM ka edhe zgjidhje për departizimin dhe depolitizimin e organeve drejtuese të RTM dhe Agejncisë së mediave, ndalimi e fushatave të qeverisë në media, lirimi i televizoneve private nacionale nga obligimet e panevojshme, uljen e gjobave kundër mediave dhe rritjen e transparencës të institucioneve.
E katërta, me braktisjen e propozimit të Van Hautes, të cilin LSDM e kishte mbështetur deklarativisht, do të hyjë në skenarin e pushtetit për të aktëruar aktivizëm të rrejshëm në parlament për kinse zbatimin e reformave në media. në faktë ndryshimet e ligjeve për media do të jenë kozmetike, dhe nuk do të kenë kurrëfarë ndikimi pozitiv në punën e mediave, përkundrazi pushteti do ta forcojë kontrollin mbi mediat dhe rregullatorin e mediave.
Dhe e pesta, ky propozim i LSDM nuk siguron burim të qëndruseshëm të finansimit të RTM. Ndryshhet vetëm forma e finansimit duke mos shtuar realisht të hyrat për servisin publik. Sipas vlerësimeve, 0.5 për qind e buxhetit janë 15 milion euro. Këtë sasi të mjeteve, sipas të dhënave zyrtare të qeverisë, MRT i ka pasur në vitin 2014 dhe këto mjete nuk kanë qenë të maftueshme për punën e papenguar të servisit publik.
Propozimi i SHGM nga viti 2012, që u mbështet edhe nga ndërmjetësi Van Haute, është që një për qind e buxhetit të shtetit ose rreth 30 milion euro të ndahen për finansimin e servisit publik. Vetëm atëherë RTM do të jetë servis i pavarur publik, i cili do t’i shërbejë interesave të qytetarëve dhe nuk do të jetë instrument manipulimi me opinioin në duartë e partive politike.
Ftojmë partitë që sinqerisht të angazhohen për reforma të vërteta në media dhe të mos e përdorin këtë çështje për gjueti të votave para zgjedhjeve të qershorit. Partitë mund të tradhtojnë gazetarët dhe mediat, bile mund edhe ta mashtrojnë edhe opinionun, por kjo me asgjë nuk do ta ndryshojë imazhin e Maqedonisë në botë si vend ku masivisht cënohen liria e medias, njësoj sikur në vendet afrikane ku në pushtet janë regjime autoritare. Me këto lloj manipulimesh nuk do të ndryshohet as vlerësimi i Bashkimit Evropian, i cili në vitin 2015 ka evidentuar ngecje sa i përket lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave në Maqedoni.
I përkujtojmë partitë, por edhe opinionin maqedon se Maqedonia asnjëherë nuk do të mund të nisë bisedimet për anëtarësim në BE, nëse në mënyrë drastike nuk përmirësohet gjendja me lirinë e mediave.
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë
8 Mars, 2016
Shkup