ShGM: Kameramanët dhe gazetarët së bashku për ngritjen e standardeve të profesionit

Në kuadër të aktiviteteve të seksionit të kameramanëve pranë ShGM-së, këtë fundjavë në Strumicë u zhvilua punëtori treditore me temë: “Përmirësimi i bashkëpunimit mes kameramanëve dhe gazetarëve”. Qëllimi kryesor i takimeve të tilla mes kameramanëve dhe gazetarëve është zbulimi i problemeve në punën e përditshme, me pjesëmarrje aktive duke ofruar zgjidhje të arsyetuara në përpjekje për të tejkaluar sfidat dhe për të bërë ndryshime pozitive në punën e përbashkët si gazetarë dhe kameramanë. Në punëtorinë në Strumicë, me fjalë përshëndetëse iu drejtuan kryetari i ZNM-së Mlladen Çadikovski dhe koordinatori i seksionit të kameramanëve pranë ShGM-së, Trajçe Ilievski.

Kryetari i Shoqatës të Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski, në fjalimin e tij para të pranishmëve, theksoi se është e rëndësishme të përmirësohet komunikimi dhe të përmirësohen aftësitë e kameramanëve, gazetarëve dhe punonjësve mediatikë përmes diskutimit të përbashkët dhe ekspozimit të problemeve dhe zgjidhjeve të mundshme: “Praktikat, gazetarë dhe kameramanë të debatojnë së bashku për sfidat në gazetari do të ndihmojë në ngritjen e cilësisë të veprimit në grup, në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe, në fund, një produkt, storje, reportazh më cilësor” – theksoi Çadikovski.

Koordinatori i seksionit të kameramanëve pranë ShGM-së, Trajçe Ilievski, ndau kënaqësinë e tij me për praninë në këtë punëtori, nga e cila anëtarët e seksionit mund të përfitojnë vetëm benefite. “Jam shumë i lumtur që në këtë takim, këto disa ditë, do të diskutojmë sfidat dhe do të nxjerrim në pah problemet, të cilat do të bëjnë që t’i kapërcejmë dhe së bashku si profesionistë të respektojmë profesionin por edhe të rikthejmë ato standarde që kanë ekzistuar më parë“ – tha Ilievski.

Në pjesën punuese të punëtorisë prezantimet e tyre i mbajtën gazetarët Nora Kaliqi, Mishko Ivanov dhe Sreçko Popovski, kameramanët Zoran Dogov dhe Robert Kocev. Diskutuesit folën për bashkëpunimin e ndërsjellë, komunikimin dhe koordinimin mes gazetarëve dhe kameramanëve. Debati u fokusua edhe në përvojat komparative dhe propozime konkrete se si të përmirësohet bashkëpunimi i ndërsjellë. Ushtrimet praktike me simulime ishin pjesë integrale e ditës së dytë të punës së punëtorisë ku morën pjesë aktive kameramanët dhe gazetarët.

Një nga temat më të rëndësishme të diskutuara në punëtori ishte siguria në gazetari, e cila është ende një sfidë në çdo fushë të gazetarisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë kameramanë dhe gazetarë nga stacionet televizive kombëtare dhe lokale, si dhe nga të gjitha redaksitë e shërbimit publik. Ngjarja është organizuar në kuadër të projektit rajonal “Sindikatat për një rikuperim të drejtë” (Trade Unions for a Fair Recovery, 01.01.2022-30.04.2023), financuar nga Bashkimi Evropian përmes Konfederatës Evropiane të Sindikatave dhe Federatës Evropiane të Gazetarëve, me Marrëveshjen për grant numër VS/2021/0214.


