• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • ShGM: Kamera e thyer – gjatë protestave duhet të garantohet siguria e gazetarëve dhe kameramanëve

    ShGM: Kamera e thyer – gjatë protestave duhet të garantohet siguria e gazetarëve dhe kameramanëve

    • Categories LAJMËRIME
    • Date July 8, 2022

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) publikisht vë në dukje shembuj të qëndrimeve problematike ndaj punëtorëve mediatik nga disa anëtarë të MPB-së si dhe nga individë, pjesë të turmës, të cilët protestuan gjatë natës së djeshme para Kuvendit.

    Në momentin kur zyrtarët po privonin personat që më parë ishin sjellë dhunshëm në hapësirën publike para Kuvendit, kameramani i televizionit 24 Vesti dëshmoi se një anëtar i MPB-së, me siguri, në kahje të tij ka bë një lëvizje me dorë, pas së cilës kamera ka rënë në tokë dhe është dëmtuar. Kameramani në mënyrë të vrazdhë është penguar të kryejë detyrën, pikërisht për shkak të këtij kontakti nga një punonjës i MPB-së ndaj një punonjësi të akredituar të medias, i cili ka qenë në terren për të përcjellë në publik një pjesë të atmosferës së protestave. Veprimi i policit ka qenë i panevojshëm dhe është shkaktuar dëm material, por fatmirësisht kameramani i televizionit nuk ka mbetë i lënduar.

    Policia duhet të ketë një qasje bashkëpunuese, pra të bashkëpunojë me gazetarët dhe reporterët gjatë ngjarjeve me rrezikshmëri të lartë. Duke vepruar kështu, jo vetëm që duhet t’u tregojë atyre se si të mbrohen, por edhe t’i mbrojë dhe të sigurojë kushte për raportim të pandërprerë, gjë që nuk ndodhi me ngjarjen e përshkruar më sipër.

    I bëjmë thirrje MPB-së që t’u tregojë anëtarëve që janë të pranishëm për sigurimin e hapësirave dhe objekteve të institucioneve publike ku organizohen protestat që t’u drejtohen gazetarëve dhe kameramanëve të pranishëm me më shumë kujdes. Nevojitet një qasje që do t’i lejojë ata të kryejnë në mënyrë të sigurt punën e tyre për të dokumentuar dhe transmetuar informacione që janë me interes publik.

    Përveç kësaj, gazetarët u ankuan se qytetarët që ishin të pranishëm në protesta, ndaj përfaqësuesve të mediave të caktuara kanë patur qëndrim jo të duhur dhe me tone kërcënuese iu kanë drejtuar një pjese të punonjësve mediatik. Kujtojmë se gazetarët e pranishëm që raportojnë profesionalisht për ngjarjet janë në funksion të përmbushjes së të drejtës së publikut për informim. Për rrjedhojë, pengimi i punës së tyre nxit censurën në media, për të cilën ata mbajnë përgjegjësi para gjykatave.

    Në fund, duke marrë parasysh faktin se protestat kanë karakter të dhunshëm, theksojmë se raportimi i ngjarjeve me rrezikshmëri të lartë është specifik dhe nënkupton ekspozim më të madh ndaj sulmeve fizike dhe verbale ndaj gazetarëve, fotoreporterëve dhe kameramanëve gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale. Prandaj, është shumë e rëndësishme që redaktorët e mediave të kenë përgjegjësinë për të dërguar punonjës me përvojë në terren me pajisje të përshtatshme mbrojtëse në mënyrë që të mos ekspozohen punonjësit ndaj rrezikut shtesë.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM dhe SPGPM dënojnë ashpër fyerjet e këshilltarit në komunën e Ohrit Nefi Useini ndaj koleges Emilija Misirlievski
    July 8, 2022

    Next post

    ShGM kërkon reagim të menjëhershëm për kërcënimin me vdekje drejtuar gazetarit Furkan Saliu
    July 8, 2022

    You may also like

    ZNM
    Suhejl Jonuzi është koordinatori i ri i Seksionit të Kameramanëve të SHGM-së në rajonin e Pollogut
    13 March, 2023
    ZNM
    SHGM, SPGPM dhe KEMM: përgjegjësi e domosdoshme për narrativin publik që stimulon urrejtje dhe agresion 
    20 February, 2023
    9
    PËR MBROJTJEN E DINJITETIT TË GAZETARIT
    16 February, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?