SHGM ka mbajtur takim pune me kryetarin e Kuvendit

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Mlladen Çadikovski, dhe drejtori ekzekutiv i Shoqatës Dragan Sekullovski, realizuan takim pune me kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi.
Në takim u diskutua për rëndësinë e rregullimit të medias dhe nevojën për harmonizim me standardet e Bashkimit Evropian.
U ndanë mendime se ligjet e medias duhet të përpiqen të ofrojnë një mjedis në të cilin gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe stafi kreativ i medias do të punojnë lirshëm pa presion dhe në favor të interesit publik.
