SHGM: Institucionet urgjentisht të marrin masa për kërcënimet ndaj gazetareve Jordanovska dhe Koroveshovska

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon kërcënimet dhe fyerjet ndaj redaktores së “TV Alfa”, Iskra Koroveshovska nga ana e personit Emil Jakimovski. Ky është i njëjti kërcënues që pak më herët në mënyrë të ngjashme iu kërcënua edhe gazetares Meri Jordanovska.
Brengos fakti që në dy rastet, kërcënimet përmbajnë elemente të diskriminimit në bazë të gjinisë, ndërsa presioni i tillë ndaj grave gazetare është pengesë serioze për lirinë e shprehjes, lirinë e mediave dhe e drejta e qytetarëve të jenë të informuar.
SHGM është duke mbajtur kontakte me Ministrinë e Punëve të Brendshme për dy rastet dhe ato premtuan se do të punojnë për pastrimin e të dy sulmeve. Kërkojmë nga Prokuroria Publike të luajë rol aktiv në drejtim të hetimit të shpejt të kërcënimeve me qëllim që të parandalohet raste të ngjashme në të ardhmen.
Mosndëshkimi i veprimeve të tilla e solli shtetin në vendin e 95 në indeksin botëror e “Reporterëve pa kufi” për lirinë e mediave dhe për këtë arsye apelojmë që këto lëndë të procedohen sa më shpejt.
I inkurajojmë kolegët të mos nënshtrohen në kërcënimet dhe fyerjet dhe t’i paraqesin ato në SHGM, me qëllim që të ngritët ndërgjegjja e qytetarëve se dhuna ndaj gazetarëve është e palejueshme, por edhe për t’i motivuar institucionet përkatëse për t’i mbrojtur aktivisht kolegët tonë.
Gjithashtu, këto kërcënime duhet të paraqesin motiv shtesë për Ministrinë e Drejtësisë dhe Kuvendit të RMV për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal nëpërmjet të cilit do të garantohet siguria më e madhe e gazetarëve dhe punonjësit mediatik.