SHGM: Gazetarët janë penguar që të raportojnë nga një ngjarje në të cilën ka marrë pjesë kryeministri Kovaçevski

Gjatë ngjarjes së sotme në fabrikën e kompanisë “Pekabesko” në Shkup ku ka qenë prezent kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, gazetarët Lupço Zllatev dhe Predrag Kukiç janë penguar që të marrin pjesë në ngjarje dhe të parashtrojnë pyetje për kryeministrin.
Sipas informacioneve që arritën në adresë të SHGM-së nga kolegët gazetarët që kanë qenë prezent në ngjarje, një person i punësuar në agjencinë private për sigurim ROTE u ka kërkuar akreditimet e gazetarëve të cilat sipas dëshmive të gazetarëve ata ua kanë treguar dhe kanë theksuar se kanë marrë ftesë nga Qeveria për këtë ngjarje. Megjithatë, sigurimi i ka penguar dhe nuk i ka lejuar që të hyjnë në ngjarje për të kryer detyrën e tyre gazetareske.
Pas reagimeve nga disa kolegë tanë gazetarë për këtë incident, SHGM do të dorëzojë parashtresë deri tek Oda për Sigurim Privat e Maqedonisë së Veriut me qëllim që të zbardhet ky incident i Agjencisë për Sigurim ROTE.
Duhet të kuptohet që përfaqësuesit e agjencive private të sigurimit në asnjë mënyrë nuk guxojnë ta pengojnë apo kufizojnë punën e gazetarëve dhe punonjësve mediatik që raportojnë, pasi në këtë mënyrë pengohet e drejta e qytetarëve për tu informuar.
Theksojmë se për këto lloj pengesash të punës së ekipeve të gazetarëve përgjegjësia bie edhe mbi organizatorin edhe Qeverinë e cila i ka ftuar ekipet e gazetarëve. Prandaj kërkojmë që Qeveria dhe kompania Pekabesko të bëjnë një hetim të brendshëm me qëllim që të parandalojnë incidente të tilla në të ardhmen.