ShGM e informoi bashkësinë ndërkombëtare për reformat në media

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë sot organizoi takim me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Shkup, në të cilin i informoi të pranishmit për reformat aktuale në sektorin mediatik.
Kryetari i ShGM-së, Naser Selmani kërkoi mbështetje nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që të inkurajojnë Qeverinë të vazhdojë me reformat në media, që janë një nga prioritetet kryesore për shtetin tonë. Selmani tha se Qeveria duhet t’i miratojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në të cilin do të përfshijnë edhe komentet kryesore nga shoqatat gazetareske dhe mediatike dhe do ta dërgojnë Ligjin në Kuvend.
“Sjellja e ligjit do të mundësojë krijimin e kushteve më të mira të punës për mediat dhe punonjësit mediatik, por reformat thelbësore do të vijojnë në periudhën që vjen”, theksoi Selmani.
Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare shprehën gatishmëri që të ndihmojnë procesin e reformave në media, në të cilët do të jenë të përfshirë të gjitha palët e interesuara dhe të prekura.