• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SHGM: Drejtori i ASHMAA i etikon në mënyrë joprofesionale mediat

    SHGM: Drejtori i ASHMAA i etikon në mënyrë joprofesionale mediat

    • Categories LAJMËRIME
    • Date July 28, 2020

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në javët e kaluara ka monitoruar nga afër punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) në fushën e veprimit kundër radiodifuzerëve për shkelje të mundshme të rregullave të parashikuara në Kodin Zgjedhor. Me kërkesë të disa prej mediave, kundër të cilave u iniciua procedura për shkelje të heshtjes parazgjedhore, ne kishim avokat të pranishëm që e ndoqi procedurën gjyqësore. Gjykata vendosi në shkallë të parë në favor të medias.

    Për t’u njohur nga afër me situatën, SHGM-ja ishte në kontakt me menaxhmentin dhe gazetarët e Tv Telma, që ishte një nga mediat e përfshira kundër të cilave u ngrit akuza për kundërvajtje, por edhe me menaxhmentin e ASHMAA-së, ndërsa gjatë ditës së djeshme nga kjo Agjenci na dërguan informacion me më shumë detaje.

    Duke i përcjellë procesverbalet zyrtare publike në dispozicion për punën e Këshillit të ASHMAA-së, vlerësojmë se drejtori i ASHMAA, Zoran Trajçevski, në seancën e 27-të të Këshillit, të mbajtur më dt. 15.07.2020, në pjesën e arsyetimit të tij për inicimin e procedurës për kundërvajtje kundër TV Telma dhe Alsat ka tentuar të ndikojë te këshilltarët që të marrin vendim në dëm të mediave, duke shfrytëzuar kualifikime dhe konstatime personale, pa paraqitur prova. Ai, sipas procesverbalit, ka rrëfyer për bisedat telefonike që i ka pasur me menaxhmentin dhe gazetarët e të dyja televizioneve, që nuk është mënyrë e zakonshme e komunikimit dhe, gjatë kësaj, ka shfaqur kualifikime subjektive. Me këtë ndikohet negativisht në imazhin e këtyre gazetarëve dhe redaktorëve, që është e papranueshme për kreun e një Agjencie rregullatore.

    Për më tepër, ai thekson se ka pasur denoncim nga drejtori i njërit prej pesë televizioneve (TV Sitel, TV Kanal 5, TV Telma, TV Alsat M ose TV Alfa), pa treguar se nga cili televizion dhe thotë se ndaj atij drejtori “është kryer presion i madh nga partia në pushtet për t’u publikuar konferenca për shtyp e ministrit Filipçe sepse, kinse, kjo do të sillte poena të mëdha politike”. Trajçevski në procesverbal shton se “ai televizion e ka refuzuar kërkesën ashtu siç kanë vepruar 115 media në vendin tonë, përveç këtyre dy mediave (Telma dhe Alsat)  – që duan ta prezantojnë veten profesionalë, kurse Agjencinë se punon në mënyrë tendencioze kundër interesit publik”.

    Me kërkesë të SHGM-së të na jepen në këqyrje prova që dëshmojnë për këtë lloj të presionit, nga ASHMAA-ja theksuan se për presionin e pretenduar ndaj drejtorit të përmendur të një televizioni nacional kanë qenë të informuar nga Delegacioni i BE-së në Shkup dhe kryeministri teknik, Oliver Spasovski.  

    Theksojmë që presioni ndaj mediave është vepër serioze dhe, në vend që të rrëfejë atë denoncim të drejtorit të një televizioni në seancë të Këshillit, drejtori Trajçevski është dashur të paraqesë provat në Këshill, ndërsa ASHMAA-ja t’u drejtohet institucioneve kompetente dhe organet e ndjekjes të iniciojnë procedurë adekuate. Të vepruarit në këtë mënyrë, me etiketim personal dhe mediave dhe profesionalizmit të tyre në kontekst politik, pa prova të paraqitura, është joprofesionale dhe tendencioze nga ana e drejtorit të ASHMAA-së, në rastin në fjalë në dëm të Tv Telma dhe Alsat M.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM: Urgjentisht të hetohet sulmi mbi gazetarin Lupço Zllatev
    July 28, 2020

    Next post

    Agjensia e Filmit vazhdon të bëjë kërcënime dhe komunikim jo të duhur me mediat
    July 29, 2020

    You may also like

    EFJ slika
    FEG dënon sjelljen e pahijshme të funksionarëve shtetërorë ndaj gazetarëve në Maqedoninë e Veriut
    8 February, 2023
    ЗНМ (1)
    Hapet konkursi për çmimet vjetore të SHGM – së
    7 February, 2023
    ZNM
    Trend i vazhdueshëm i sjelljes  së vrazhdë të  funksionarëve shtetëror ndaj gazetarëve
    6 February, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?