• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • ShGM dhe Vanhojte sot u takuan me kryeministrin Zaev

    ShGM dhe Vanhojte sot u takuan me kryeministrin Zaev

    • Categories Aktivitete
    • Date June 29, 2017

    Përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, të shoqëruar nga eksperti evropian Piter Vanhojte u takuan sot me kryeministrin Zoran Zaev. Gjatë takimit u bisedua për reformat urgjente në media të cilët duhet të krijojnë një ambient të favorshëm të punës së mediave dhe duhet të përmirësojë cilësinë e raportimit të mediave.

    Eksperti Vanhojte theksoi që Maqedonia ka reputacion të keq kur bëhet fjalë për lirinë e fjalës, duke theksuar që tani ka ardhur momenti i duhur për veprim të qeverisë së re në drejtim të përmirësimit të gjendjes.

    Ai beson se dhuna ndaj gazetarëve dhe keqpërdorimi i parave publike nga ana e pushtetit qendror dhe lokal për blerje të simpative të mediave para zgjedhjeve lokale duhet të ndërpresin menjëherë.

    Është e papranueshme që gazetar të mbahet në paraburgim tre vjet, tha Vanhojte duke cekur rastin e gazetarit Bozhinovski.

    Ai gjithashtu sugjeroi që Ministria e punëve të brendshme të përgatisë raport për të gjithë sulmet ndaj gazetarëve dhe sulmuesit t’i sjellë para drejtësisë.

    Vanhojte tha se propozimi i tij për reforma urgjente është bazë e shkëlqyeshme për progres serioz për përmirësimin e legjislacionit të medias, e cila do të përforcojë pavarshmërinë dhe profesionalitetin e Radiotelevizionit të Maqedonisë dhe regullatorit të medias.

    Kryeministri Zaev e përsëriti dëshirën dhe angazhimin e tij për reforma serioze në media dhe theksoi që procesi do të jetë gjithëpërfshirës. “Qëllimi ynë është të sigurojmë RTVM të jetë servis kredibil publik, punë profesionale të Agjencionit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, si dhe kushte për punë objektive për të gjithë mediat tjera, sepse është në interes të qytetarëve që të jenë të informuar në kohë dhe saktë”, tha Zaevi.

    Përfaqësuesit e ShGM-së përshëndetën gatishmërinë e Qeverisë për të miratuar propozimin për reforma në media të ekspertit Vanhojte, të cilat gjithashtu janë të përkrahur edhe nga ShGM, SSNM, MIM, SEMM dhe IKS. Kryetari i ShGM-së, Naser Selmani tha që tani nuk është kohë për të eksperimentuar dhe për të licituar me zgjidhje të ndryshme për mediat, por duhet të gjithë t’i përkrahin ndryshimet ligjore të propozuara nga Vanhojte, ndërsa në të ardhmen e afërt të hapet debati për strategji afatgjate për reforma në media. Selmani gjithashtu premtoi që do të përkrahë Qeverinë në miratimin e reformave të premtuara, por theksoi që ShGM do të kundërshtojë nëse zgjidhjet që do t’i dorëzohen Kuvendit dalin jashtë suazave të propozimit të dhënë nga Vanhojte

    29 qershor, 2017

    Shkup

    • Share:
    author avatar
    ЗНМ Македонија

    Previous post

    Trajnim për gazetarë për shkrimin e projekteve
    June 29, 2017

    Next post

    ShGM dhe Vanhojte përshëndesin angazhimin e Qeverisë për reformat në media
    June 30, 2017

    You may also like

    169 (77)
    SHGM reagon ndaj kërcënimeve të përsëritura në internet ndaj gazetarit Aleksandar Vidinovski
    13 October, 2026
    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?