• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHGM dhe UNDP ndanë çmime në temën “Kreativiteti dhe etika gazetareske”

    SHGM dhe UNDP ndanë çmime në temën “Kreativiteti dhe etika gazetareske”

    • Categories Aktivitete
    • Date June 11, 2024

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)ndau solemnisht çmimet për “Kreativitet dhe etikë gazetareske”.

    Çmimi i parë iu dha gazetarit Mihaill Milloshevski nga 360 gradë, për storjen e titulluar “Klubi bullgar në Kosovë që hapi Jotova – nën kyç”. Bëhet fjalë për pjesën jugperëndimore të shtetit më të ri evropian, Kosova, ku gjendet zona e Gorës . Dhe atje, përveç shqiptarëve dhe boshnjakëve, një pjesë e madhe e popullsisë deklarohet si goranci – popull musliman që flet gjuhë sllave të jugut.

    Photo: Tomislav Georgiev

    Çmimi i dytë iu dha Ardit Ramadanit, nga media mollekuqja.mk, me storjen me titull “Statistikë: Femrat në MK nuk marrin pjesën e tyre të drejtë, tradita është më e fortë se ligji”. Në këtë storje ndahen statistika për vendet ku gratë në Maqedoninë e Veriut heqin dorë nga trashëgimia për të mos prishur marrëdhëniet me vëllezërit e tyre.  Sipas rajoneve, në Pollog ka më pak pronare femra dhe vetëm 17 për qind të grave posedojnë pronë në Tetovë dhe Gostivar.

    Photo: Tomislav Georgiev

    Çmimi i tretë iu nda katër gazetareve – Vanja Micevska dhe Vesna Kolovska për tre tregimet e lidhura në vazhdim me titullin: “Frika (e pa)justifikuar e nxori “armën” e luftëtarëve për vlerat tradicionale në rajon”, “Në betejën kundër ripërcaktimit të gjinisë u nis një aleancë e organizatave fetare dhe qytetare, politike dhe antivaksine” dhe “Kur një burrë bëhet grua, e mbushi hapësirën publike me përçarje, gjuhë urrejtjeje dhe manipulime” dhe nga Valentina Vurmo dhe Aneta Risteska për përpunimin e temave me titull “Sistemi është dorë e zgjatur e dhunës, njerëzit e dhunshëm shpëtojnë me dënime me kusht”, publikuar në Licevlice.mk.

    Photo: Tomislav Georgiev
    Photo: Tomislav Georgiev

    Përveç të shpërblyerve, sot edhe Elena Gagovskas iu nda një mirënjohje e veçantë për tregimin “Anatomia e vrasjes në Koçan”.

    Photo: Tomislav Georgiev

    Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve theksoi rëndësinë e të pasurit dëshirë për kërkime dhe qasje etike ndaj punës, si mënyra të vetme për të luftuar numrin në rritje të informacioneve në epokën digjitale:

    Në një kohë kur informacioni është i bollshëm dhe lehtësisht i arritshëm, roli i gazetarëve nuk ka qenë kurrë më kritik. Ne nuk jemi vetëm transportues të lajmeve; ne jemi rrëfyes, zbulues dhe ruajtës të së vërtetës. Detyra jonë është për të informuar dhe edukuar dhe për të kërkuar përgjegjësi nga Qeveria. Ndër aplikimet që mbërritën kishte profile të ndryshme historish, një fakt që më bën shumë të lumtur sepse dëshmon se kolegët kanë motivim për të punuar më shumë e më shumë. Në këtë mënyrë ne mund të kalojmë zhurmën e epokës dixhitale. E di që është një sfidë e madhe të punosh në një shoqëri si e jona, por ne nuk duhet të dorëzohemi. Në një botë ku ka dezinformata të pakontrolluara, standardet tona etike janë më të rëndësishme se kurrë.

    PhotoL SHGM

    Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend Armen Grigorian,  theksoi nevojën e këtij lloji të ngjarjeve për identifikimin e dezinformatave dhe rrëfimeve të rreme në shoqëri:

    Unë jam i privilegjuar të drejtoj këtë ngjarje për gazetarët, profesionistët e medias, përfaqësues nga ambasadat, organizatat ndërkombëtare dhe sektori civil. Shpallja e çmimeve gazetareske për krijimtarinë dhe etikën gazetareske përmes ekspozimit të dezinformimi simbolizon angazhimin e përbashkët duke forcuar aftësitë tona për tu rezistuar dezinformatave, lajmeve të rreme dhe dezinformatave me bazë gjinore, të cilat paraqesin një lloj kërcënimi bashkëkohor për demokracinë dhe

    lirinë e fjalës. Bashkëpunimi me SHGM-në synon në atë që të identifikojmë dhe shpërblejmë gazetarët më kreativ dhe novator që përgatitën storje me dezinformata dhe tregime të rreme në shoqërinë tonë. Shpërblimet janë thellësisht të lidhura me përpjekjet tona për të luftuar dezinformimin dhe promovimin e raportimit me ndjeshmëri gjinore, duke forcuar kështu integritetin e gazetarit – tha Grigorian.

    Qëllimi i thirrjes për çmime ishte motivimi i gazetarëve me aplikimet që do të fokusohen kryesisht në raportimet mediatike përmes të cilave analizohen dezinformatat në shoqëri dhe rrëfimet e pasakta, pa pasur  parasysh burimin e tyre. Çmimet i dedikohen luftës kundër dezinformimit dhe promovimit të raportimit me ndjeshmëri gjinore,duke inkurajuar forcimin e integritetit gazetaresk.

    Iniciativa zbatohet nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në partneritet dhe me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për  Zhvillim(UNDP). Aktiviteti është pjesë e projektit “Forcimi të kapaciteteve të komuniteteve lokale për t’u përballur me informacionet e rrejshme, dhe dezinformimin me bazë gjinore”, i cili zbatohet me mbështetje financiare nga Danimarka, Luksemburgu, Republika e Koresë dhe Suedia, në kuadër të programit të UNDP Funding Windows.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    PËRGJIGJE E SHGM-së DHE SPGPM-së NDAJ KËRKESËS SË BOGDAN ILIEVSKI-T PËR KËRKIM FALJE
    June 11, 2024

    Next post

    Thirrje për pjesëmarrje: Kampi veror për gazetarët e rinj 2024 në Ohër
    June 13, 2024

    You may also like

    169 (77)
    SHGM reagon ndaj kërcënimeve të përsëritura në internet ndaj gazetarit Aleksandar Vidinovski
    13 October, 2026
    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?