• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHGM dhe UNDP: Çmime për storiet më të mira për ndotjen e ajrit

    SHGM dhe UNDP: Çmime për storiet më të mira për ndotjen e ajrit

    • Categories Aktivitete
    • Date March 2, 2026

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me mbështetje financiare nga Suedia, sot ndau çmimet për storiet më të mira gazetareske për vitin 2025 me temë: “Përballja me ndotjen e ajrit – forcimi i vetëdijes publike për problemet dhe zgjidhjet e mundshme”.

    Çmimi i parë iu nda Mihail Milloshevskit për storien “Edhe pesë qytete mësuan se çfarë ua ndot ajrin, çfarë do të ndërmarrin kryetarët e komunave”, e publikuar në 360 Stepeni.

    Bëhet fjalë për një video-storie gjithëpërfshirëse që përfshin bashkëbisedues relevantë nga institucionet, pushteti lokal, ekspertë, organizata qytetare dhe qytetarë. Hulumtimi përfshin marrjen e mostrave dhe matje njëvjeçare, përmes të cilave janë identifikuar burimet konkrete të ndotjes në disa qytete të vendit. Sipas komisionit, storja është realizuar sipas standardeve më të larta profesionale dhe ofron një pasqyrë të qartë të problemit, por edhe drejtime të mundshme për tejkalimin e tij.

    Çmimin e dytë e fitoi Bojan Blazhevski nga Prizma për storien “Autoritetet fajtore për neglizhimin e deponisë maqedonase me fosfogips”. Komisioni vlerësoi se kjo storie hulumtuese ofron analizë të thelluar, dokumentacion të pasur dhe vizualizime, duke kontribuar në thellimin e debatit publik dhe në rritjen e llogaridhënies së institucioneve.

    Çmimi i tretë iu nda Vladimir Kalinskit nga Radio Evropa e Lirë për storien “Çdo frymëmarrje dhemb”, e cila përmes një rrëfimi personal paraqet dimensionin njerëzor të ndotjes së ajrit dhe ndikimin e saj në shëndetin e qytetarëve. Komisioni vlerësoi se bëhet fjalë për një tekst të fuqishëm dhe profesional, që e afron temën me publikun përmes një qasjeje emocionale, por të argumentuar.

    Gjithashtu, u nda një mirënjohje e veçantë për Orce Kostov nga Fokus për storien “Asnjë masë nuk jep rezultat, shkupjanët thithin ajrin më helmues në Evropë”, si nxitje për punë të mëtejshme në temat e mjedisit dhe gazetarisë hulumtuese.

    Në kuadër të ngjarjes patën fjalime përfaqësues të organizatorëve dhe mbështetësve.

    Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, në fjalën e tij theksoi rolin e gazetarëve në ngritjen e vetëdijes publike dhe fuqinë e mediave për të nxitur përgjegjësi institucionale dhe ndryshime shoqërore. “Me analizë të thelluar dhe punë të përkushtuar, gazetarët mund t’i humanizojnë pasojat e ndotjes dhe të tregojnë se si ajo ndikon te familjet, fëmijët dhe kategoritë e cenueshme. Kur storja merr fytyrë njerëzore, ajo bëhet thirrje për veprim”, theksoi Çadikovski.

    Ambasadori i Mbretërisë së Suedisë, Ola Sullstrom, u ndal te rëndësia e mbështetjes së gazetarisë së lirë dhe profesionale si shtyllë kyçe e proceseve demokratike dhe politikave të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit.

    Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend, Armen Grigoryan, theksoi rolin e mediave në informimin e publikut dhe në nxitjen e zgjidhjeve të bazuara në të dhëna dhe fakte. Ai theksoi se përmes thirrjes dhe çmimeve inkurajohet mbulim më i madh dhe më i qëndrueshëm mediatik i temës së ndotjes së ajrit në nivel lokal dhe kombëtar, me qëllim që publiku të jetë më i informuar.

    Në konkursin publik arritën gjithsej 20 storie gazetareske, ndërsa komisioni përbëhej nga gazetarët Sonja Petrushevska, Edin Rastoder dhe Goran Momirovski.

    Projekti “Përballja me ndotjen e ajrit” është pjesë e Kornizës Programore të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), i financuar nga Suedia. Projekti zbatohet nga UNDP në partneritet me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe me komunat Kavadar, Kumanovë, Gostivar, Strugë dhe Strumicë. Në kuadër të programit zbatohet gjithashtu edhe projekti “Ndërtimi i kapaciteteve komunale për implementimin e projekteve”.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Inteligjenca artificiale në redaksi, besimi, transparenca dhe verifikimi 
    March 2, 2026

    Next post

    SHGM bën thirrje për komunikim të matur dhe profesional me gazetarët
    March 7, 2026

    You may also like

    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026
    169 (83)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN T-AJM PËR EDUKIM FINANCIAR
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?