• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • <strong>SHGM dhe SPGPM vazhdojnë me takimet rajonale me gazetarë në rajonin e Pellagonisë</strong>

    SHGM dhe SPGPM vazhdojnë me takimet rajonale me gazetarë në rajonin e Pellagonisë

    • Categories Aktivitete
    • Date September 24, 2021

    Me praninë e tridhjetë gazetarëve dhe punonjësve mediatik nga Qendra Rajonale e SHGM-së nga Manastiri, SHGM-ja dhe SPGPM-ja organizuan takim pune ku u diskutua mbi tema që i tangojnë kolegët korrespondentë, statusi i tyre dhe kushtet në të cilat ata punojnë. Në takim morën pjesë punonjës mediatik nga Prilepi dhe me të pranishmit u ndanë përvojat me të cilat ballafaqohen çdo ditë, veçanërisht gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

    Në fillim të takimit, kryetari i SHGM, Mladen Çadikovski, iu drejtua të pranishmëve dhe tha: “Më vjen mirë që sot kemi mbledhur një numër të madh kolegësh dhe dua të ndaj me ju kënaqësinë time që, më në fund, mund të shihemi personalisht dhe të diskutojmë për çështje të rëndësishme dhe sfidat me të cilat përballeni në këtë rajon të vendit. Në periudhën e kaluar, SHGM-ja dhe SPGPM-ja kanë marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për gjendjen e vështirë të gazetarëve dhe mediave në përgjithësi. Pajisjet mjekësore falas në një kohë kur nuk kishte, testet antigjen falas, vaksinat, masat e ndihmës ekonomike dhe ulja e taksave të mediave ndaj shtetit janë vetëm disa nga aktivitetet për të cilat ne ishim të përkushtuar në të kaluarën. SHGM-ja edhe përpara, por edhe në të ardhmen, vazhdon të jetë partner konstruktiv në gjetjen e propozimeve dhe zgjidhjeve që mund të parashtrojë secili anëtar dhe veçanërisht për ndihmë financiare duke krijuar të ashtuquajturin Fond mediatik që do të ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme, veçanërisht për mediat lokale dhe rajonale”, tha Çadikovski.

    Në këtë takim pune nga kolegët nga Manastiri dhe Prilepi u theksua shqetësimi se problem është mosha e gazetarëve dhe punonjësve mediatik që punojnë në rajonin e Pellagonisë, gjegjësisht mosinteresimi i të rinjve për t’u angazhuar në këtë profesion, para së gjithash për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Koordinatorja në rajonin e Pellagonisë, Zhaneta Zdravkovska, theksoi se problemet themelore janë të natyrës financiare. “Mediat po dështojnë, gazetarët po largohen dhe janë në gjendje shumë të vështirë por, megjithatë, ideja dhe njoftimi i kryetarit të SHGM-së, Çadikovski për të gjetur mbështetje financiare për mediat janë hapa pozitivë që janë të nevojshëm”, tha Zdravkovska.

    Kolegëve të pranishëm iu drejtua edhe nënkryetarja e SHGM-së, Filana Koka, e cila shprehu kënaqësinë e saj për takimin dhe theksoi se: “Në këtë moment është shumë e rëndësishme që të përkrahet SHGM-ja në procesin e krijimit të politikave që në radhë të parë duhet të jenë me interes për gazetarët”. Pas disa orësh diskutimi me pjesëmarrësit, u konstatua se takimet e tilla të shpeshta me gazetarë dhe punonjës mediatik në nivel rajonal do të forcojnë dhe avancojnë komunikimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë të gazetarëve dhe punonjësve mediatik nga rajoni i Pellagonisë.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM me iniciativë për bashkëpunim ndërsektorial për të përmirësuar sigurinë e gazetarëve
    September 24, 2021

    Next post

    Reformat në media ende presin ditë më të mira
    September 27, 2021

    You may also like

    169 (77)
    SHGM reagon ndaj kërcënimeve të përsëritura në internet ndaj gazetarit Aleksandar Vidinovski
    13 October, 2026
    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?