• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SHGM dhe SPGPM: Refuzimi i ankesës së IRL nga Gjykata e Apelit në Shkup na motivon edhe më shumë të qëndrojmë pas gazetarisë hulumtuese

    SHGM dhe SPGPM: Refuzimi i ankesës së IRL nga Gjykata e Apelit në Shkup na motivon edhe më shumë të qëndrojmë pas gazetarisë hulumtuese

    • Categories LAJMËRIME
    • Date February 25, 2026

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SPGPM) shprehin shqetësim serioz për presionin gjyqësor ndaj gazetarisë së pavarur hulumtuese, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit në Shkup, me të cilin është refuzuar ankesa e IRL-së.

    Në këtë moment, sipas informacioneve të disponueshme publikisht, vendimi për ankesën e IRL-së është publikuar, por arsyetimi ende nuk është bërë publik dhe pritet të pasojë në aktgjykimin me shkrim.

    Kujtojmë se bëhet fjalë për një rast për shpifje dhe fyerje, në të cilin paditës është ish-zëvendëskryeministri dhe biznesmeni Koço Angjushev, ndërsa të paditur janë Laboratori  i Reporterëve Hulumtues (IRL) dhe kryeredaktorja Sashka Cvetkovska, në lidhje me dokumentarin hulumtues “Komploti kundër ajrit”, i transmetuar në vitin 2021.

    Aktgjykimi i shkallës së parë në këtë rast u mor në vitin 2023 dhe edhe atëherë u reagua publikisht, pasi vendimi nuk hynte në thelbin e padisë për shpifje të pretenduar ndaj ish-zëvendëskryeministrit Angjushev në emisionin e transmetuar në vitin 2021 në Radiotelevizionin e Maqedonisë, por diskreditonte gazetarët dhe median jofitimprurëse IRL me qëllim arsyetimin e vendimit të shkallës së parë.

    Në arsyetimin e atij aktgjykimi, i cili tani është konfirmuar edhe nga Apeli, po vendoset një precedent i rrezikshëm që nuk është parë deri më tani, sipas të cilit gjykata dhe institucionet shtetërore mund të përcaktojnë se çfarë është media, kush është gazetar dhe kush lejohet të merret me veprimtari gazetareske. SPGPM dhe SHGM vlerësojnë se pikërisht këto interpretime arbitrare dhe të përgjithësuara të Ligjit për media, si dhe të Ligjit për shoqata dhe fondacione, paraqesin mbi të gjitha mashtrim të opinionit publik nga ana e gjykatës, me qëllim arsyetimin e kësaj vendimmarrjeje skandaloze dhe deri më tani të paprecedentë në sistemin gjyqësor të Maqedonisë.

    SHGM dhe SPGPM mbeten në qëndrimin se do të vazhdojnë të qëndrojnë pas gazetarisë hulumtuese dhe do ta ndjekin procedurën e mëtejshme pas pranimit të vendimit me shkrim, përfshirë edhe shfrytëzimin e të gjitha mekanizmave juridikë të disponueshëm para instancave më të larta vendore dhe ndërkombëtare.

    Theksojmë se SHGM, për një periudhë më të gjatë se pesë vjet, ka siguruar mbështetje juridike falas, ndërsa të dyja organizatat e kanë ndjekur publikisht këtë rast dhe kanë theksuar rëndësinë e tij për lirinë e shprehjes, interesin publik dhe mbrojtjen e gazetarisë hulumtuese, përfshirë edhe në kontekstin e rreziqeve nga paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP).

    Për më tepër, ky rast është regjistruar dhe kualifikuar si rast SLAPP në Platformën Ndërkombëtare për Hartëzimin e Lirive të Mediave (Mapping Media Freedom – MMF), ndërsa reagime dhe dënime ndaj kësaj praktike të rrezikshme për lirinë e mediave në Maqedoni kanë pasur edhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve dhe Federata Evropiane e Gazetarëve, organizata ku anëtare janë SHGM dhe SPGPM.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Çmimet Vjetore gazetareske të SHGM – 80 vite traditë, përgjegjësi dhe interes publik
    February 25, 2026

    Next post

    Inteligjenca artificiale në redaksi, besimi, transparenca dhe verifikimi 
    February 28, 2026

    You may also like

    169 (77)
    SHGM: PTHP-ja dhe Këshilli Gjyqësor të përcaktojnë urgjentisht përgjegjësinë për moszbatimin e vendimit për mbrojtjen e gazetares
    7 August, 2026
    169 (77)
    SHGM dënon pengimin e punës së kameramanit të TV Tera dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga MPB dhe Prokuroria
    5 August, 2026
    169 (77)
    SHGM dënon sulmin ndaj ekipit gazetaresk të TV Globi dhe kërkon hetim urgjent nga MPB
    21 July, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?