• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SHGM dhe SPGPM: Partitë politike të shmangin shfrytëzimin e gazetarëve dhe përmbajtjeve të tyre për promovim partiak

    SHGM dhe SPGPM: Partitë politike të shmangin shfrytëzimin e gazetarëve dhe përmbajtjeve të tyre për promovim partiak

    • Categories LAJMËRIME
    • Date August 29, 2025

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) reagojnë publikisht pas ankesave të disa gazetarëve, të cilët shprehën pakënaqësi që materialet e tyre mediatike janë shfaqur në një video promovuese të një partie politike në rrjetet sociale, pa pëlqimin e tyre apo të redaksive.

    Kjo praktikë e partive politike për të marrë fragmente nga programet informative të mediave, ku vetë gazetarët janë pjesë, është problematike në dy plane:

    Aspekti etik – Përmbajtjet gazetareske nuk duhet të përdoren për qëllime politike, sepse kjo cënon parimin e pavarësisë dhe vë në pikëpyetje besimin e publikut te profesioni. Gazetarët duhet të mbrohen nga manipulimet me punën e tyre për interesa partiake.

    Aspekti juridik – Çdo përdorim i materialeve mediatike pa pëlqimin e autorëve përbën shkelje të të drejtave autoriale dhe atyre personale. Njëkohësisht, kjo praktikë mund të dëmtojë dinjitetin dhe reputacionin e gazetarëve, sidomos nëse publikimi shoqërohet me komente fyese apo kërcënuese në rrjetet sociale.

    SHGM dhe SPGPM kujtojnë se disa parti tashmë kanë nënshkruar Kodin e Sjelljes në hapësirën online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve, duke u zotuar ta respektojnë atë. Veçanërisht i rëndësishëm është neni 5, i cili obligon partitë dhe kandidatët që:

    të sigurojnë transparencë për përmbajtjet e sponsorizuara dhe reklamimin online;

    të shmangin praktikat joetike;

    të mos përdorin bota automatike apo struktura të organizuara (trolla e “troll-farma”) për shpërndarje të qëllimshme dezinformatash dhe sulme, veçanërisht ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë.

    Përdorimi i gazetarëve dhe i materialeve të tyre për qëllime partiake nuk shkel vetëm standardet profesionale dhe ligjore, por edhe minon besimin e publikut te mediat dhe në vetë procesin zgjedhor.

    SHGM dhe SPGPM theksojnë se respektimi i standardeve etike dhe normave ligjore është i domosdoshëm jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore zyrtare, por edhe në periudhën para saj, nëse duam një proces zgjedhor të drejtë e demokratik.

    Apelojmë te të gjitha partitë politike dhe aktorët publikë që të përmbahen nga çdo keqpërdorim i punës dhe imazhit të gazetarëve gjatë periudhës parazgjedhore dhe fushatës. Vetëm duke respektuar pavarësinë profesionale mund të ndërtohet besimi në media dhe të garantohet një debat publik transparent dhe demokratik.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SLAPP paditë – kërcënim për demokracinë, përgjigjja është njohuria dhe solidariteti
    August 29, 2025

    Next post

    KUSH E NDOT AJRIN NË GOSTIVAR, VELES DHE TETOVË - ARSYE TË PADUKSHME ME PASOJA TË DUKSHME
    September 1, 2025

    You may also like

    169 (77)
    SHGM: PTHP-ja dhe Këshilli Gjyqësor të përcaktojnë urgjentisht përgjegjësinë për moszbatimin e vendimit për mbrojtjen e gazetares
    7 August, 2026
    169 (77)
    SHGM dënon pengimin e punës së kameramanit të TV Tera dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga MPB dhe Prokuroria
    5 August, 2026
    169 (77)
    SHGM dënon sulmin ndaj ekipit gazetaresk të TV Globi dhe kërkon hetim urgjent nga MPB
    21 July, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?