• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SHGM dhe SPGPM: Nevojitet sqarim i plotë i dyshimeve për përgjuarjen e gazetarëve

    SHGM dhe SPGPM: Nevojitet sqarim i plotë i dyshimeve për përgjuarjen e gazetarëve

    • Categories LAJMËRIME
    • Date September 2, 2025

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) me shqetësim serioz i ndjekin informacionet e lidhura me raste të mundshme të ndjekjes së paligjshme të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë në periudhën 2019–2024, për çka opinioni u informua së fundmi përmes një brifingu për gazetarë nga Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK). Në mënyrë shtesë, kryeministri si dhe drejtori i ASK-së të hënën publikisht i bënë thirrje Prokurorisë Publike që të reagojë dhe ta sqarojë rastin për këto pretendime.

    Ne konsiderojmë se çdo ndjekje e paligjshme e komunikimeve mund të paraqesë kërcënim serioz për lirinë e mediave dhe për të drejtën e publikut që të jetë i informuar. Njëkohësisht rikujtojmë se edhe rregullorja e re e Parlamentit Evropian, Akti Evropian për Lirinë e Mediave (EMFA), ndalon qartë çfarëdo lloj ndjekjeje të paligjshme të gazetarëve dhe parashikon obligim të shteteve anëtare dhe vendeve kandidate që të sigurojnë mbrojtje efektive nga këto praktika.

    Rastet e tilla, nëse janë të bazuara, lënë ndjenjë pasigurie mes gazetarëve dhe e dëmtojnë besimin në institucione. Për këto arsye, u bëjmë thirrje organeve kompetente të veprojnë menjëherë dhe vetëm mbi bazë të ligjit me qëllim që të mundësojnë transparencë dhe llogaridhënie të plotë në interes të publikut.

    Presim që prokuroria dhe gjyqësori të veprojnë me përgjegjësi dhe pa vonesë, me qëllim që të mbrojnë lirinë e mediave dhe të sigurojnë siguri juridike për të gjithë gazetarët dhe punonjësit mediatikë në vend. Njëkohësisht, kërkojmë nga partitë politike dhe bartësit e funksioneve të larta publike që të përmbahen nga deklaratat dhe përplasjet e ndërsjella në të cilat përdoren emra të gazetarëve, sepse me këtë mund ta thellojnë polarizimin në shoqëri dhe të nxisin gjuhë të urrejtjes të drejtuar kundër gazetarëve.

    Rikujtojmë se skandali me përgjuarjen masive të paligjshme nga viti 2015, kur u publikua se ishin ndjekur në mënyrë ilegale komunikimet e mijëra qytetarëve, mes tyre edhe një numër i madh gazetarësh, ende nuk ka marrë epilog gjyqësor të duhur pavarësisht përpjekjeve të shoqatave profesionale të gazetarëve. Pothuajse dhjetë vjet më vonë, një pjesë e procedurave zvarriten ose përfundojnë pa aktgjykime të formës së prerë, ndërsa gazetarët që ishin drejtpërdrejt të prekur ende e presin drejtësinë. Kjo edhe një herë e konfirmon nevojën që institucionet të veprojnë menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime politike.

    SHGM dhe SPGPM mbeten të gatshme të ofrojnë ndihmë juridike dhe mbështetje për të gjithë gazetarët eventualisht të dëmtuar ose ata të cilëve u janë shkelur të drejtat. Për zhvillimin e këtij rasti do të informohet edhe Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), ku të dyja organizatat janë anëtare të plota.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    NDOTJA E AJRIT NË KAVADARCI - GJATË DIMRIT NDOTET NGA DJEGIA E BIOMASËS, NDËRSA GJATË VERËS NGA TRAFIKU
    September 2, 2025

    Next post

    SHGM dhe SPGPM: Sjellja e papërshtatshme e përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë ndaj gazetarëve është e papranueshme
    September 4, 2025

    You may also like

    169 (77)
    SHGM: PTHP-ja dhe Këshilli Gjyqësor të përcaktojnë urgjentisht përgjegjësinë për moszbatimin e vendimit për mbrojtjen e gazetares
    7 August, 2026
    169 (77)
    SHGM dënon pengimin e punës së kameramanit të TV Tera dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga MPB dhe Prokuroria
    5 August, 2026
    169 (77)
    SHGM dënon sulmin ndaj ekipit gazetaresk të TV Globi dhe kërkon hetim urgjent nga MPB
    21 July, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?