• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHGM dhe SPGPM: Ndryshimet ligjore që prekin gazetarët të miratohen sa më shpejt në Kuvend

    SHGM dhe SPGPM: Ndryshimet ligjore që prekin gazetarët të miratohen sa më shpejt në Kuvend

    • Categories Aktivitete
    • Date November 2, 2022

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) sot para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajtën konferencë për shtyp, me rastin e 2 nëntorit, Ditës ndërkombëtare për përfundimin e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve.

    Para ekipeve gazetareske folën kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski dhe kryetari i SPPGPM-së, Pavle Bellovski.

    Mladen Chadikovski

    “Në këtë ditë, 2 nëntor, Dita ndërkombëtare për përfundimin e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon nga partitë politike që menjëherë të miratojnë ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat do të mundësohet mbrojtje më e madhe e gazetarëve dhe punonjësve mediatik. Tani, më shumë se kurrë, është e nevojshme që sulmi ndaj gazetarëve të trajtohet si sulm ndaj një zyrtari, është koha për të bërë një hap më të madh në këtë drejtim. Ka kaluar pothuajse një vit e gjysmë që presim që deputetët në Kuvend të mblidhen për të miratuar ndryshimet në Kodin Penal, në vend që të merren me lojërat e tyre të pafundme politike. Nëse jemi të sigurt se për këtë gjë ka një konsensus social në opinion, është e pakuptueshme që deputetët të vazhdojnë edhe më tutje të vonojnë me miratimin e këtyre ndryshimeve. Kërkojmë që ndryshimet menjëherë të futen në rendin e ditës dhe të votohen, në të kundërtën do të kuptojmë se liria e gazetarëve, kameramanëve dhe punonjësve mediatik nuk është prioritet i këtij Kuvendi” – tha Çadikovski.

    Pavle Belovski

    Kryetari i SPGPM-së, Pavle Bellovski, theksoi se jemi duke pritur shumë gjatë për ndryshime që kanë rëndësi të madhe për sigurinë e gazetarëve.

    “Kaluan pesë vite nga fillimi i nismës, gjatë të cilëve dëgjuam angazhimet deklarative për lirinë e mediave. Po ashtu, sot bëhen 17 muaj që kur Qeveria, përkatësisht Ministria e Drejtësisë, i dërgoi këto amendamente në Kuvend për miratim. Nuk ka asnjë rezultat. Sulmet, pavarësisht nga forma, ende i numërojmë dhe i raportojmë, por në fund pa rezultat. Mosndëshkimi vazhdon. Prandaj edhe një herë, ju kujtojmë premtimet elektorale se duhet të zbatohen urgjentisht ndryshimet ligjore që i referohen sulmeve ndaj gazetarëve. Neve nuk na interesojnë lojërat dhe interesat parlamentare. I bëjmë thirrje deputetëve që urgjentisht të bëjnë gjithçka që është pjesë e procedurës dhe të votojnë ndryshimet në Kodin Penal, të cilat së paku në letër do të përmirësojnë kushtet për përfundimin e mosndëshkimit të sulmeve ndaj gazetarëve”, tha Bellovski.

    Organizatat gazetareske shprehën shqetësimin e tyre për ngecjen në miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvend, me qëllim të përbashkët – ndryshime pozitive në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës së gazetarëve dhe punonjësve mediatik, si dhe rikujtuan raportin e fundit të Komisionit Evropian ku thuhet se Maqedonia ka arritur një nivel të caktuar në fushën e lirisë së shprehjes, dhe se në përgjithësi ka progres të kufizuar në raport me rekomandimet e BE-së. Gjithashtu, u theksua nevoja për vazhdimin e procesit të vetë-rregullimit, i cili duhet të çojë në përmirësimin e standardeve profesionale në gazetari.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Informata për kuvendin e rregullt zgjedhor të SHGM-së
    November 2, 2022

    Next post

    SHGM: Milenko Nedelkovski humbi procesin gjyqësor kundër Sekulovskës, Srbinovskit dhe Pirovskës
    November 14, 2022

    You may also like

    169 (77)
    SHGM reagon ndaj kërcënimeve të përsëritura në internet ndaj gazetarit Aleksandar Vidinovski
    13 October, 2026
    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?