SHGM dhe SPGPM me mbështetje të plotë për anëtaren e tyre Arbnora Memeti

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) reagojnë ashpër ndaj mënyrës në të cilën pa procedurë dhe duke mosrespektuar dinjitetin elementar i është paralajmëruar shkarkimi nga puna koleges tonë, fotoreporteres Arbnora Memeti nga “Metamorfozis”.
SPGPM shqyrtoi në detaje dokumentet e paraqitura nga anëtarja jonë, në bazë të së cilëve besojmë se mënyra në të cilën ajo u shkarkua nga puna është e papërshtatshme dhe pa ndonjë arsye të justifikuar.
Gjegjësisht, shkarkimi nuk mund të dërgohet nëpërmjet të postës elektronike si pjesë e një korrespondence në të cilën nga reporterja kërkohet të ndërpret me mbrojtjen e të drejtat e saj të autorit të cilat i janë shkelur nga persona të tjerë juridikë.
Për më tepër, vetë fakti që deri në atë moment Memeti nuk ka marrë ndonjë paralajmërim zyrtar ku thuhej se ajo ka shkelur rendin e punës dhe disiplinën, ose nuk po përmbushte detyrimet e saj të punës, tregon se largimi nga puna është pasojë e një vendimi arbitrar i cili nuk është i bazuar në arsye të justifikuara.
Në këtë drejtim, organizatat gazetareske shprehin dënimin e tyre që “Metamorfozis” jo vetëm që nuk qëndroi pas punonjësit të tyre e cila u përpoq të mbronte të drejtat e saj të autorit, të cilat ajo ndan gjithashtu me redaksinë e saj, por e ndëshkoi atë me shkarkimin e dërguar me e-mail , duke u përpjekur që shkarkimi të justifikohet më vonë me kualifikime negative dhe degradimin e punës së saj, gjë që praktikisht ndërlikon çdo angazhim të mundshëm të saj në të ardhmen.
Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm në të cilin redaksitë sakrifikojnë punonjësit e tyre “brenda natës” për shkak të ndonjë telefonatë, sugjerim miqësor ose për ndonjë mundësi për të bërë biznes në të ardhmen, por “Metamorfozis” si një organizatë që boton tre media, dhe e cila në vitin 2019 mori çmimin për Medium promotor i gazetarisë si një e mirë publike “Roberto Beliçanec” nuk është duhur t’ia lejojë vetes këtë gjë.
SHGM dhe SPGPM shprehin mbështetjen e plotë për anëtaren e tyre Arbnora Memeti dhe inkurajojnë të gjithë, veçanërisht gazetarët e rinj të luftojnë për të drejtat e tyre dhe të jenë solidarë me njëri-tjetrin. Vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohet praktika e shkarkimeve të padrejta, të heshtjeve dhe të mohimeve të punës së investuar në një redaksi në momentin që vendos se nuk i takon më asaj. Ky sektor ka mungesë të profesionistëve të rinj dhe ka nevojë për përpjekje të mëtejshme për t’i motivuar dhe inkurajuar që ato të mbesin në këtë profesion dhe të bëjnë punën e tyre. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha mediave profesionale t’i kushtojnë vëmendje të veçantë zhvillimit profesional të gazetarëve të rinj dhe punonjësve mediatik që punojnë me zell në interesin e publikut.