• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHGM dhe SPGPM: “Feroinvest” të ndalojë me etiketimin dhe presionin ndaj gazetarëve të IRL

    SHGM dhe SPGPM: “Feroinvest” të ndalojë me etiketimin dhe presionin ndaj gazetarëve të IRL

    • Categories Aktivitete
    • Date July 10, 2023

    Përmes një njoftimi për media, kompania “Feroinvest”, në të cilën pronar mazhoritar është Koço Angjushev, ish-zëvendëskryeministër për çështje ekonominë, në mënyrë të papërshtatshme përmes akuzave të rënda, po tenton të diskreditojë publikisht punën e kolegëve të Laboratorit të Reporterëve Hulumtues (IRL). Shtysë për tentativën për të nënçmuar gazetarët e këtij mediumi ,  siç thuhet në njoftimin e “Feroinvest”, është paralajmërimi për një emisioni të ri të IRL për kompaninë “Brako” dhe për spitalet modulare, që lidhet me tragjedinë në Tetovë më 8 shtator të 2021, në të cilën humbën jetën 14 bashkëqytetarë si pasojë e djegies së një spitali modular.

    Së pari, në njoftimin e tyre tentojnë të krijojnë një konspiracion se “në shënjestër janë vetëm kompanitë në pronësi të biznesmenëve maqedonas”, duke krijuar kështu përshtypjen se biznesmenë të tjerë që nuk janë maqedonas etnikë nuk janë në interes të gazetarëve në Maqedoni. Një narrativë e tillë është e rrezikshme sepse tenton diskriminimin etnik në të cilin mesazhi i fshehur është se gazetarët janë selektivë, dhe kjo nga ana tjetër mund të shkaktojë krime të gjuhës së urrejtjes si dhe dhunë ndaj individëve nga sektori mediatik. Nëse personat nga udhëheqësia e “Feroinvest”-it kanë njohuri për vepra të tjera penale nga kompani të tjera në vend, pavarësisht përkatësisë etnike të menaxherëve në këto kompani, janë të obliguar që të deklarohen në institucionet kompetente.

    Përveç notës etnike në njoftimin e “Feroinvest”, ka edhe një fjalim agresiv dhe shpifës ndaj IRL-së: …”pas çdo serie të emisioneve dhe shkrimeve të tyre krejtësisht të pavërteta, tendencioze dhe manipuluese për kompanitë e Koço Angjushev.. “. Kjo qasje mund t’i bëjë edhe një herë punonjësit e medias shënjestër të kërcënimeve dhe sulmeve në të ardhmen, duke rrezikuar kështu lirinë e shprehjes dhe krijimin e një mjedisi autocensurë në mesin e të gjithë gazetarëve.

    Së treti, përmes kësaj pjese të deklaratës: “u bëjmë thirrje financuesve të këtij portali, të cilët portali i paraqet si mbështetës të tij, të bëjnë një vlerësim nëse ia vlen të mbështeten këto dukuri, nga të cilat distancohet komuniteti mediatik profesionist, dhe nëse qëndrojnë prapa teksteve të tyre dhe pas sulmeve ndaj biznesit dhe biznesmenëve maqedonas”, presioni publik nuk po i bëhet vetëm IRL-së e cila është redaksi e dekoruar me shumë çmime, pikërisht për shkak të punës së saj gazetareske-hulumtuese, por edhe ndaj donatorëve që  mbështesin punën dhe gazetarinë e përgjithshme hulumtuese në Maqedoni.

    Është indikative se ky lloj presioni publik për punën e IRL-së bëhet para se të shpallet çështja e tyre, e që ka të bëjë me punën e kompanive brenda “Feroinvest”. Pikërisht kjo, por edhe fjalimi i ashpër dhe nxitja e urrejtjes në baza etnike në njoftimin e tyre, lë dyshime se ata duan të pengojnë punën e IRL-së dhe me këtë të demotivojnë gazetarët dhe mediat tjera që të kenë interes për punën e kësaj kompanie.

    Kujtojmë se nëse udhëheqësia e “Feroinvest” ka problem të sinqertë me publikimet nga ndonjë media, ka instrumente ligjore, përkatësisht: kërkesë për korrigjim apo refuzim dhe veç kësaj, ka mekanizmat vetërregulluese të medias përmes Këshillit të Nderit në SHGM dhe Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) që janë në dispozicion të të gjithë qytetarëve që dyshojnë në respektimin e standardeve profesionale në ndonjë raportim mediatik. 

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Punëtori e SHGM-së: Si të bëhet më efektive mbrojtja e të drejtave të autorit në komunitetin mediatik
    July 10, 2023

    Next post

    SHGM me parashtresë deri te MPB për sjellje joprofesionale ndaj gazetarit të Portalb.mk
    July 10, 2023

    You may also like

    169 (77)
    SHGM reagon ndaj kërcënimeve të përsëritura në internet ndaj gazetarit Aleksandar Vidinovski
    13 October, 2026
    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?