• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SHGM dhe SPGPM dërguan vërejtje specifike mbi Propozimin për ndryshime dhe plotësime në Kodin Penal

    SHGM dhe SPGPM dërguan vërejtje specifike mbi Propozimin për ndryshime dhe plotësime në Kodin Penal

    • Categories LAJMËRIME
    • Date March 22, 2021

    Pas aktiviteteve dhe bisedimeve të zbatuara të më parë, si dhe me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë gjatë muajit mars 2021, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) ndanë pikëpamjet e tyre me vërejtje specifike mbi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal.

    SHGM dhe SPGPM mirëpresin rritjen e dënimeve për shkelësit, si dhe faktin që gazetarët dhe punonjësit e tjerë mediatik vendosen në grupin e personave së bashku me profesionet e tjera që janë të ekspozuar ndaj sulmeve dhe kërcënimeve për shkak të natyrës së punës së tyre.

    Megjithatë, të dy organizatat janë të qëndrimit që zgjidhja nuk është e plotë sepse një nga kërkesat më të rëndësishme në lidhje me sigurimin e mbrojtjes sistematike të sigurisë së punonjësve mediatik nuk është pjesë e këtij propozimi. Kërkesa jonë kryesore është që sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik të ndiqen sipas detyrës zyrtare dhe jo dhe jo me padi private, siç thuhet në nenin 14 në ndryshimet e propozuara që kanë të bëjnë me nenin 144 të KP.

    Propozojmë të ndryshohet neni 14, paragrafi 6 të ndryshimeve dhe të kemi një përjashtim që do të vlejë për gazetarët që në rast të shkeljes së këtij neni, Prokuroria Themelore Publike do të ndjekë penalisht shkelësit sipas detyrës zyrtare. “Kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse nga praktika e deritanishme, gazetarët rrallë vendosin të padisin në rast të sulmeve fizike ose kërcënimeve të jetës së tyre, për shkak të disa faktorëve siç janë shpenzimet për procedurën, frika nga hakmarrja, mungesa e mbështetjes juridike etj. Prandaj, konsiderojmë se si zgjidhje sistemike është jashtëzakonisht e rëndësishme që Prokuroria Publike të ndjekë penalisht sipas detyrës zyrtare në rrethana kur është shkelur Neni 144, dhe pala e dëmtuar është një gazetar ose punonjës mediatik që e kryen punën e tij në mënyrë profesionale” theksojnë SHGM dhe SPGPM.

    Vërejtja e dytë i referohet injorimit të nenit 394-g nga KP. Ky nen i referohet veprës “Përhapja e materialit racist dhe ksenofob përmes sistemit kompjuterik”.

    Në këtë pjesë, besojmë se përsëri Prokuroria Themelore Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme (përmes ndryshimit të Ligjit për Procedurën Penale) duhet të kenë kompetenca për të vepruar sipas detyrës zyrtare në rastet kur ka kërcënime të qarta përmes rrjeteve sociale ndaj gazetarëve ose punonjësve mediatik, dhe për shkak të kryerjes së punës së tyre profesionale.

    “Në kushte kur shënojmë një trend serioz të rritjes së sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik përmes rrjeteve sociale, por edhe forma të tjera të komunikimit, e konsiderojmë si jashtëzakonisht të rëndësishme që ky nen të ndryshohet në drejtim të ngjashëm me nenin 144 i cili i referohet rrezikimit të sigurisë”, theksojnë SHGM dhe SPGPM.

    Përveç këtyre vërejtjeve, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë muajin e kaluar i dërgoi Ministrisë së Drejtësisë një analizë krahasuese mbi “Përmirësimin e sigurisë së gazetarëve përmes ndryshimeve të Kodit Penal” i cili, në pjesën e rekomandimeve përmban sugjerime të tjera për përmirësimin e këtij ligji, në drejtim të zvogëlimit të mosndëshkimit të sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik.

    Lidhur me këtë temë, në fund të vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) realizoi dy uebinarë me temë: “Ndryshimet në Kodin Penal: Zgjidhje për të forcuar sigurinë e gazetarëve”. Këto uebinarë u realizuan në kuadër të aksionit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave në Maqedoninë e Veriut (JUFREKS)”.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM dhe KEMM: Kërkohet përgjegjësi më e madhe nga mediat kur publikojnë përmbajtje satirike
    March 22, 2021

    Next post

    Kërkojmë reagim të shpejtë të MPB-së dhe Prokurorisë Publike për kërcënimet eksplicite ndaj gazetarëve
    March 22, 2021

    You may also like

    slika 2 vlada
    Fillon debati publik për krijimin e Fondit për produkte gazetareske: SHGM dhe organizatat gazetareske evropiane në takim në Qeveri
    5 June, 2023
    знм сснм сем
    Vendim i turpshëm i Gjykatës së Apelit në Shkup në dëm të gazetarisë hulumtuese
    29 May, 2023
    ZNM
    Këshilli Gjyqësor ka detyrim që të jetë transparent ndaj publikut
    9 May, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?