SHGM dhe SPGPM dënojnë sjelljen e përfaqësueseve të Qeverisë ndaj gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dënojnë ashpër qëndrimin e kryeministrit Kovaçevski dhe zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut Fatmir Bytyqi, ndaj kolegut të TV Alfa, Mateja Petrovski.
Një pyetje në dukje e thjeshtë, e cila duhej të marrte një përgjigje të thjeshtë nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, është shfrytëzuar nga zëvendëskryeministri Bytyqi për sjellje të pahijshme ndaj një gazetari që iu përgjigj ftesës së Qeverisë për të përcjellë ngjarjen e sotme.
Në përgjigje të pyetjes së një gazetari drejtuar kryeministrit Kovaçevski lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, a mbesin të qëndrimit se nuk do të ketë zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe presidenciale dhe a janë të gatshëm si Qeveri nëse zgjedhjet dështojnë në mbarë vendin për të qenë në duart e partisë politike BDI, zëvendëskryeministri Bytyqi u largua nga konferenca, ndërsa kryeministri Kovaçevski theksoi se pyetja ishte absolutisht jokorrekte.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik paralajmërojnë që kjo mënyrë e komunikimit duhet të ndërpritet sepse pyetjet gazetareske janë detyrë profesionale e gazetarëve, ndërsa përgjigjet janë përgjegjësi e të zgjedhurve te popullit që ua kanë borxh qytetarëve.