SHGM dhe SPGM takuan kameramanët e mediave lokale dhe rajonale

Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) të shtunën (06.11.2021) në Veles u takuan me kameramanët nga mediat lokale dhe rajonale në vend.
Në takimin i cili ishte organizuar me qëllim njohjen e problemeve të kolegëve kameramanë në mediat e ashtuquajtura “të vogla”, si dhe për rrjetëzimin me qëllim përcaktimin e aktiviteteve të cilat mund të jenë frytdhënëse për përmirësimin e gjendjes dhe kushtet në të cilat punojnë kameramanët, fjalime patën kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski dhe kryetari i SPGPM-së, Pavle Bellovski.
Kryetari i SHGM-së, Çadikovski tha se aktivizimi i seksionit të kameramanëve është shumë i rëndësishëm ngase vetëm nëpërmjet kontakteve të tilla dhe rrjetëzimit mund të njihen dhe të dihen problemet me të cilat ato ballafaqohen.

“Mendoj se duhet posaçërisht të ruhet raporti gazetarë-kameramanë dhe se ata janë një lidhje e pashkëputshme, problemet nga karakteri social dhe profesional janë poashtu të përbashkët si puna”, tha Çadikovski.
Bellovski i prezantoi aktivitetet e SPGPM-së, si dhe përfitimet për anëtarët të cilët janë parasëgjithash mbrojtja e të drejtave të punëtorëve.
“Ky takim është posaçërisht i rëndësishëm për shkak se jemi mbledhur që të dëgjojmë cilat janë sfidat me të cilat ballafaqohen të punësuarit në mediat lokale dhe rajonale. Gjendja socio-ekonomike e punonjësve mediatik është shumë e rëndësishme për funksionim profesional dhe ajo mund të përmirësohet vetëm me veprim të përbashkët”, tha Bellovski.

Pjesa më e madhe e takimit ishte dedikuar kameramanëve të cilët folën për disa nga sfidat që kanë të natyrës socio-ekonomike, siç janë marrëveshjet në kohë të caktuar, rrogat e ulëta, angazhimet me honorar, por edhe probleme të karakterit profesional, si pamundësimi i realizimit të detyrave në teren dhe të tjera.
Ky takim ishte i pesti nga seria e takimeve me gazetarët dhe punonjësit mediatik nga projekti i përbashkët i SHGM-së she SPGPM-së, i titulluar si “Punonjës mediatik të sigurt për gazetari cilësore në Maqedoni”, i përkrahur nga Balkan Trust for Democracy, nëpërmjet Programit për liri të mediave.