• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHGM dhe SPGM: Me buxhet të reduktuar MIA nuk mund të funksionojë siç duhet

    SHGM dhe SPGM: Me buxhet të reduktuar MIA nuk mund të funksionojë siç duhet

    • Categories Aktivitete
    • Date December 27, 2022

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SPGM), sot (27.12.2022) në konferencë për media kanë reaguar ndaj vendimit për mbylljen e korrespondencave të Agjencisë Informative të Mediave (MIA) në Uashington, Bruksel dhe Athinë, por edhe ndaj njoftimeve për reduktim të theksuar të buxhetit të kësaj shtëpie mediatike, e cila kërcënon funksionin bazë të saj.

    Nevojitet që qeveria të ofrojë mbështetje të menjëhershme në përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për funksionimin e pandërprerë të korrespondencave të jashtme të MIA-së dhe në vend të mbylljes së korrespondencave ekzistuese, nevojitet një rrjet edhe më i fortë i korrespondentëve që do të punojnë në interes të publikut dhe në interes të pluralizmit mediatik për çështje me interes publik për qytetarët. Njëkohësisht u theksua se MIA duhet të lirohet nga masat shtrënguese, gjegjësisht të gjendet mënyrë për të parandaluar uljen e buxhetit për vitin e ardhshëm sepse kjo do të ketë pasoja negative si për gazetarët e punësuar dhe punëtorët e medias, poashtu edhe për cilësinë e përmbajtjes dhe informacionit që del nga ky medium.

    MIA si gjenerues i lajmeve dhe servis informativ për qytetarët, duhet të jetë filtri i parë i informacioneve për publikun e gjerë dhe mjet kyç për luftën kundër dezinformatave të cilat paraqesin problem të madh, në veçanti në epokën e mediave digjitale.

    Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski tha: “Me zvogëlimin e rrjetit të korrespodencave drejtpërdrejt ndikohet në cënimin e standardeve profesionale të gazetarëve, me çka rezulton në humbjen e objektivitetit gjatë informimit, paraqitet rreziku për informata të paverifikuara dhe me këtë edhe të pasakta. Në fund viktima do të jenë qytetarët dhe interesi publik sepse e vetmja mënyrë e informimit nga këto vende do të jenë kanalet e huaja, prandaj qeveria duhet patjetër të ketë mirëkuptim për këtë çështje dhe të reagojë urgjentisht me qëllim që të parandalojë dëmin, prandaj kërkojmë kthimin e menjëhershëm të parave të nevojshme për funksionimin normal të MIA-së”.

    Kryetari i SPGM-së Pavle Bellovski tha se, “Fatkeqësisht edhe këtë vit para Vitit të Ri, në vend që të flasim për paga më të larta, perspektiva të reja për punëtorët medial, si sindikatë dhe shoqata partnere mediatike, ju drejtohemi publikisht me reagim për ndërprerjen e kontratave të punës dhe humbjen e ekzistencës. Sot problemet janë në MIA, të shkaktuara nga masat shtrënguese të qeverisë. Qeveria në vend që të jep shembull pozitiv në kohë krize dhe të ruan ekzistimin dhe sigurimin e vendeve të punës, përkundrazi sulmoi të vetmin medium për të cilin është përgjegjëse dhe uli buxhetin me të cilin prishet funksionimi aktual. Me këtë shembull negativ, qeveria dëshmoi një praktikë negative që tani mund të zbatohet pa pengesa në sektorin privat, pikërisht aty ku punonjësit e medias janë më të cenuarit”.

    Në konferencën për media mori pjesë edhe drejtori aktual i MIA-së Dragan Antonovski, i cili në pyetjen e gazetarit u përgjigj: “Ne kemi analizuar këtë proces tanimë një kohë të gjatë. Gjatë tërë vitit kemi  paralajmëruar se buxhetet që na janë caktuar janë absolutisht jopërkatëse. Ne flasim për qëndrueshmëri, në vend që të flasim për investime dhe zhvillim. Qeveria vazhdimisht na thotë se do ta ketë parasysh këtë dhe janë caktuar takime për bisedime. Ne e kuptojmë qëllimin që theksoi edhe kryetari i SHGM-së, kemi ngritur një nismë, kemi biseduar me OSBE-në për të hapur një debat për ndryshimin e ligjit për media sepse koncepti aktual i financimit nuk është i mirë. Sipas analizave tona, zgjidhja e vetme e mundshme për qëndrueshmëri financiare është ligji për MIA-në, ku organizatat ndërkombëtare kanë ofruar ndihmë në këtë kontekst, e cila është vendosur në agjendën e OSBE-së dhe SHGM-së. Për ne, kjo do të thotë një lloj stabiliteti që do të kontribuojë në vazhdimësi, në vend që të ndodhin ndryshime në mes të vitit, gjegjësisht të tërhiqen paratë”.

    Në konferencën për media po ashtu u theksua se sipas analizave juridike të publikuara nga SHGM para gati dy vitesh, mënyra më e mire e organizimit të MIA-së është sipas shembullit të RTVM-së, themelues dhe institucion kompetent ndaj të cilit mban përgjegjësi është Kuvendi.  Në këtë drejtim nevojiten ndryshime ligjore për të garantuar që Qeveria të mos ketë ndikim në përzgjedhjen e menaxhmentit në MIA dhe në të njëjtën kohë të sigurohet model që do të garantojë pavarësinë financiare në punën e kësaj agjencie, e cila me ligjin aktual është qeveritare dhe duhet të jetë agjenci shtetërore.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    U zgjodh kryetari i Këshillit të Nderit të SHGM-së
    December 27, 2022

    Next post

    SHGM: Promovimi mediatik i MPJ-së me para publike është në kundërshtim me ndalesën për fushatat qeveritare
    January 5, 2023

    You may also like

    321074802_459347589534712_4882222283147715049_n
    U zgjodh kryetari i Këshillit të Nderit të SHGM-së
    23 December, 2022
    ZNM AVMU
    SHGM kërkon nga AShMAA të lehtësojë punën e mediave lokale dhe të përforcohen rrjetet e korrespondentëve
    22 December, 2022
    ZNM
    U mbajt seanca konstituive e Këshillit Mbikëqyrës të SHGM-së
    15 December, 2022

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?