• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SHGM dhe SPGM: Gazetarë të thirrur për bisedë informative pa ndalim të shpallur më parë për dronët – kërkojmë shpjegim nga MPB dhe AAC

    SHGM dhe SPGM: Gazetarë të thirrur për bisedë informative pa ndalim të shpallur më parë për dronët – kërkojmë shpjegim nga MPB dhe AAC

    • Categories LAJMËRIME
    • Date March 19, 2025

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGM) shprehin shqetësim për thirrjen në bisedë informative të gazetarëve, mes tyre edhe përfaqësues të mediave ndërkombëtare, pas protestës së mbrëmshme në Shkup.

    Sipas informacioneve të disponueshme, ndalimi për përdorimin e dronëve u shpall zyrtarisht pas orës 20:00, gati dy orë pasi protesta kishte filluar. Për më tepër, në njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për Aviacion Civil, një ndalim i tillë nuk ishte përmendur fare për qytetin e Shkupit. Kjo ngre pyetje serioze për bazën ligjore të veprimeve ndaj gazetarëve.

    Sipas Rregullores për mjete ajrore pa pilot (Neni 7, Paragrafi 1), zona të caktuara mund të kufizohen për arsye sigurie ose të tjera të rëndësishme, por këto vendime duhet të jenë të përcaktuara qartë dhe të jenë publikisht të disponueshme me kohë.

    Zbatimi i përgjithshëm i ndalesës pa njoftim paraprak dhe mbi të gjithë qytetin, si në këtë rast, nuk është në përputhje me këtë kornizë ligjore.

    Në interes të publikut, kërkojmë nga MPB dhe AAC të japin sqarime të qarta për pyetjet e mëposhtme:

    1. Pse ndalesa për dronët u shpall vetëm pasi protesta kishte nisur tashmë?

    2. Sipas njoftimeve, Shkupi nuk ishte i përfshirë, megjithatë gazetarët u thirrën për bisedë informative?

    3. Cila është baza ligjore për përfshirjen e tërë qyteteve, në vend të zonave specifike, siç parashikojnë aktet nënligjore?

    4. Pse mediat nuk u informuan me kohë për këto kufizime?

    Presim që institucionet të veprojnë në mënyrë transparente dhe në përputhje me ligjin, për të shmangur veprime që mund të interpretohen si kufizim i punës së gazetarëve dhe lirisë së medias, veçanërisht për ngjarje me interes të lartë publik.

    Gjithashtu, u bëjmë thirrje gazetarëve që përdorin dronë ta bëjnë këtë në mënyrë të përgjegjshme dhe me kujdes, pa shqetësuar familjet dhe të afërmit që po kalojnë një periudhë të vështirë, veçanërisht në ditët në vijim kur do të mbahen varrimet e të ndjerëve.

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

    Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGM)

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM dhe KEMM: APEL PËR RAPORTIM TË KUJDESHËM DHE ETIK PËR TRAGJEDINË NË KOÇAN
    March 19, 2025

    Next post

    Fushata linçuese në rrjetet sociale kundër Mitovskit është e papranueshme 
    March 23, 2025

    You may also like

    169 (77)
    SHGM: PTHP-ja dhe Këshilli Gjyqësor të përcaktojnë urgjentisht përgjegjësinë për moszbatimin e vendimit për mbrojtjen e gazetares
    7 August, 2026
    169 (77)
    SHGM dënon pengimin e punës së kameramanit të TV Tera dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga MPB dhe Prokuroria
    5 August, 2026
    169 (77)
    SHGM dënon sulmin ndaj ekipit gazetaresk të TV Globi dhe kërkon hetim urgjent nga MPB
    21 July, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?