SHGM dhe Seksioni i Kameramanëve në SHGM – sfidat aktuale dhe zgjidhjet e mundshme

Me iniciativë të Seksionit të Kameramanëve në SHGM, aktivit të RTVM-së, më 16 nëntor u mbajt një takim konstruktiv ku u diskutua rreth çështjeve aktuale dhe sfidave me të cilat përballen kameramanët në servisin publik.
Para të pranishmëve u drejtua kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe ndau kënaqësinë e tij për solidaritetin dhe bashkëpunimin e suksesshëm me kameramanët e RTVM-së, si dhe theksoi që SHGM-ja është në dispozicion për tejkalimin e sfidave të përditshme.
Në takim folën përfaqësuesi i bordit drejtues të SHGM-së, kameramani Trajçe Ilievski, koordinatori i seksionit të kameramanëve në SHGM, Risto Mishev, si dhe kameramani i MRTV-së Sllagjan Milloshevski.

Krahas aktiviteteve aktuale të seksionit të kameramanëve në SHGM, temë e bisedës ishin edhe sfidat e përditshme me të cilat përballen kolegët kameramanë nga servisi publik, veçanërisht kur punojnë në terren. Kërkesat për xhirime dhe video materiale cilësore janë rritur dhe nga ana tjetër, pajisjet teknike të vjetruara në servisin publik janë një sfidë aktuale. Videografët i kanë ofruar një sërë propozimesh menaxhmentit të servisit publik për përmirësimin e teknikës në RTVM. Gjithashtu u theksua se gjatë blerjes së pajisjeve të reja është e nevojshme të konsultohen edhe videografët në mënyrë që ato të korrespondojnë me nevojat reale të servisit publik. “Ne kurrë nuk ikim dhe nuk do të ikim nga puna, por duam përmirësim të kushteve të punës si dhe vlerësim të profesionit tonë”, theksuan folësit.
Drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekulovski, theksoi se ky lloj shembulli funksional i shoqërimit solidarizues në seksionin e kameramanëve në SHGM është një praktikë pozitive që është marrë edhe nga shoqatat e tjera të gazetarëve nga Ballkani Perëndimor. U tha se në periudhën e ardhshme kërkesat konkrete do të përcaktohen nga kameramanët në servisin publik dhe do t’i dorëzohen menaxhmentit të RTVM-së.