• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHGM dhe Misioni i OSBE-së në Shkup mbajtën një kamp veror për sigurinë e gazetarëve të rinj

    SHGM dhe Misioni i OSBE-së në Shkup mbajtën një kamp veror për sigurinë e gazetarëve të rinj

    • Categories Aktivitete
    • Date July 15, 2023

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, realizuan kamp veror për gazetarët e rinj në Ohër, nga 11 deri më 15 korrik të vitit 2023. Tema e takimit të këtij viti ishte siguria e gazetarëve në kuadër të punës së tyre.

    Qëllimi ishte të kontribuohej në ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e sigurisë së përgjithshme të gazetarëve përmes socializimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe aftësive praktike, duke promovuar bashkëpunim më të mirë ndërmjet kolegëve, shkëmbimin e përvojës lokale dhe kuptimin më të mirë të dimensioneve gjinore të sigurisë.

    Alessio Zucarini, shef i Departamentit të Dimensionit Njerëzor/ushtrues detyre i Zëvendës Shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup, ishte i pari që mori fjalën në hapjen e kampit veror dhe theksoi se sot duhet të ballafaqohemi me sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët si në internet ashtu edhe jashtë tij.

    “Epoka dixhitale ka sjellë me vete një grup të ri sfidash. Gazetarët përballen me një sasi në rritje të dezinformatave, sulmeve kibernetike dhe cenimit të besimit. Megjithatë, ne kemi aftësinë për të kapërcyer këto pengesa. Duke kultivuar edukimin dixhital, duke praktikuar gazetarinë etike dhe duke bashkëpunuar me ekspertë të IT-së, ne mund të ndërtojmë një peizazh dixhital elastik ku e vërteta do të mbizotërojë mbi gënjeshtrën. Ky kamp le të shërbejë si një platformë për zhvillimin tuaj ndërsa mësoni, ndani dhe punoni së bashku me kolegët tuaj gazetarë. Së bashku, ne mund të ndërtojmë një të ardhme ku siguria e gazetarëve është prioritet, shprehja e lirë mbrohet dhe liria e medias është e garantuar”.

    Në hapjen e kampit foli edhe drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Gazetarëve, Dragan Sekullovski.

    “SHGM-ja dhe OSBE-ja kanë pasur një bashkëpunim strategjik vitet e fundit dhe ky kamp sigurie për gazetarët, i cili organizohet për të dytin vit radhazi, ka idenë që të bëhet një ngjarje tradicionale. Ne konsiderojmë gazetarë të rinj personat nën 35 vjeç, që janë vetëm njëqind profesionistë në këtë sektor, gjë që është vërtet shqetësuese. Përmes ngjarjeve të tilla, përveç faktit që SHGM kontribuon në ngritjen e kapaciteteve të tyre, ne inkurajojmë edhe bashkëpunimin editorial, duke pasur parasysh që janë të pranishëm gazetarë nga 20 media”– tha Sekullovski.

    Gjatë kampit, një theks kryesor u vu pikërisht te siguria fizike dhe dixhitale për gazetarët, aftësitë profesionale dhe njohuritë e etikës gazetareske dhe roli i gazetarëve në mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke përdorur teknika themelore gazetareske, qasje të reja dhe mjete multimediale dixhitale, duke përfshirë ato që janë zhvilluar nga Misioni i OSBE-së. U diskutua edhe për ndryshimet e fundit në Kodin Penal dhe Ligjin për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje dhe çfarë nënkuptojnë këto ndryshime në praktikë për punën e punonjësve mediatik.

    Në kuadër të aktiviteteve që ishin planifikuar në pjesën e punës të kampit veror, përveç prezantimeve edukative të udhëhequra nga trajnerë me përvojë, pati edhe punëtori interaktive dhe punë në grupe përmes takimeve joformale dhe tubimeve të përbashkëta ku u shkëmbyen përvoja praktike mes ligjëruesve dhe pjesëmarrësve.

    Në pjesën e prezantimeve edukative, Dimitar Dimitrovski nga OSBE, gazetarët e IRL-së, Sashka Cvetkovska, David Ilieski dhe Aleksandra Denkovska Goçevska, si dhe gazetarët e 360 Gradë Sreçko Popovski dhe Sllavica Filipovska, mbajtën prezantime. Prezantimet e tyre kishin edhe Millan Spirovski nga SHGM dhe kolegët Pero Momirovski dhe Darko Duridanski nga SPGPM.

    Përfaqësues i MPB-së në kamp që kishte prezantim ishte Toni Angellovski, ndihmës i ministrit për marrëdhënie me publikun.

    Të pranishmit patën mundësinë të mësojnë edhe teknikat e vetëmbrojtjes fizike, të cilat do të mund t’i përdorin në të ardhmen nëse gjenden në rrezik dhe për pjesëmarrësit është përgatitur një program i veçantë nga kolegu Bujat Saiti, moderator dhe animator.

    Ky aktivitet është vazhdimësi e bashkëpunimit ndërmjet SHGM-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, të cilët në vitet e kaluara kanë qenë aktivë së bashku në temat që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve dhe ngritjen e kapaciteteve të SHGM-së.

    Linku deri tek galeria e fotografive nga kampi veror 2023

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM me parashtresë deri te MPB për sjellje joprofesionale ndaj gazetarit të Portalb.mk
    July 15, 2023

    Next post

    Dënim për sulmin fizik ndaj kameramanit të TV24, Ivan Kamçev
    July 18, 2023

    You may also like

    384329181_301424832623475_6275885479243937636_n (1)
    SHGM : Debat i gazetarëve dhe përfaqësuesve të MPB-së dhe PTHP-së lidhur me ndryshimet në Kodin Penal
    27 September, 2023
    slika za na sajt javen povik svedska znm undp
    THIRRJE PUBLIKEPër paraqitjen e ofertave për zhvillimin e një programi trajnimi dy-ditor për gazetarët mbi temën “Trajtimi i ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”
    26 September, 2023
    slika za na sajt javen povik svedska znm undp
    Thirrje publike për dorëzimin e produktit të publikuar gazetaresk në formë teksti/videoje me temë “Menaxhimi me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”
    26 September, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?