• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHGM dhe Ministria e Brendshme me protokoll për sigurinë e gazetarëve në internet

    SHGM dhe Ministria e Brendshme me protokoll për sigurinë e gazetarëve në internet

    • Categories Aktivitete
    • Date March 22, 2023

    Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Mlladen Çadikovski së bashku me përfaqësues nga zyra ekzekutive e SHGM-së dhe grupi i punës që u përfshi në përgatitjen e Protokollit të ri për sigurinë e gazetareve femra në internet, sot ka mbajtur takim pune me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Si rezultat i hartimit të këtij protokolli, ndër të tjera është caktuar edhe person kontakti në Ministrinë e Punëve të Brendshme për kërcënimet në internet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias në përgjithësi.

    Protokolli ofron hapa praktikë veprimi për gazetarët kur bien pre e kërcënimit nëpërmjet rrjeteve sociale dhe në përgjithësi në internet, nëpërmjet përfshirjes proaktive të Ministrisë së Brendshme në mbrojtjen e punonjësve të medies.

    Ky është një nga seria e aktiviteteve që po zhvillohen bashkë me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes për të përmirësuar sigurinë e gazetarëve, që nga viti 2017, kur u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi.

    Në takim u diskutua edhe për aspekte të tjera të sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve mediatik gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, kërcënimet që janë prezente në hapësirën e internetit, nevoja për raportim të lirë dhe të papenguar nga ngjarjet në terren, efikasiteti në mbrojtjen e gazetarëve me zbatimin e plotë të instrumenteve ligjore që kanë institucionet dhe u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer mes SHGM-së dhe Ministrisë së Brendshme.

    Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski tha se ky protokoll është një hap shtesë drejtë krijimit të një atmosfere të sigurt për gazetarët në punë.

    “Ne besojmë se ky është një hap pozitiv para në rritjen e sigurisë për kolegët gazetarë. Sot nuk po përballemi vetëm me nivel të ulët të sigurisë tonë, por përballemi edhe me rrezikun e kërcënimeve online, kufatkeqësisht, viktimat më të mëdha janë gazetaret femra. Në këtë mënyrë presim që sulmet dhe rreziku prej tyre të reduktohet, dhe mosndëshkimi i autorit të zhduket. Shpresojmë që rekomandimet që gjenden në këtë protokoll do të gjejnë vendin e tyre dhe do të ndërtohet një atmosfere e sigurt pune për gazetarët”, tha kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski.

    “Angazhimi ynë si ministri për të krijuar të gjitha kushtet që gazetarët të bëjnë punën e tyre pa pengesa është i qartë, këtë po e dëshmojmë përkushtimin tonë që nga viti 2017 e deri më tani. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë, sepse liria e medias është njëra prej shtyllave bazë mbi të cilat mbështetet demokracia. Dhe ky protokoll, në përgatitjen e të cilit morën pjesë përfaqësues nga MPB, SHGM dhe akademikë të fushës, ofron zgjidhje të cilat do të kontribuojnë që çdo gazetar, veçanërisht gazetaret femra të ndjehen të sigurta, por edhe të dinë si të veprojnë në rastet e kërcënimeve përmes internetit. Për ne liria e gazetarëve është prioritet edhe në atë drejtim vazhdojmë me aktivitete të mëtutjeshme në bashkëpunim me SHGM-në. Në periudhën e mëparshme kemi realizuar trajnime të shumta, së bashku me SHGM-në dhe Misionin e OSBE-së në Shkup. Krijuam Manualin e Sigurisë për gazetarët gjatë ngjarjeve me profil të lartë rrezikshmërie, ndërsa sot mund të themi se është krijuar edhe Protokolli për Sigurinë e Gazetarëve në Internet”, theksoi ministri Spasovski.

    Në procesin e përgatitjes së këtij protokolli u përdorën analiza të gjera, literatura aktuale ligjore për këtë temë, si dhe praktikat e shumta institucionale për të gjetur qasjen më të mirë për mbrojtje dhe siguri më të madhe të gazetareve femra dhe gazetarëve  në internet. Në këtë mënyrë do të reduktohet mundësia e autocensurës, frika nga sulmi, do rritet niveli i lirisë së shprehjes dhe do të rriten standardet gazetareske.

    Anëtarë të grupit punues të formuar për përgatitjen e këtij protokolli nga SHGM ishin Mlladen Çadikovski dhe Dragan Sekulovski, Nikolla Dujovski, profesor në Fakultetin e Sigurisë – Shkup, pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Manastir, Jasna Baçovska Nediq, profesoreshë në Fakultetin Juridik

    “Justiniani i Parë” – Shkup, Toni Angellovski, ndihmës i ministrit për marrëdhënie me publikun dhe planifikim strategjik në MPB, ndërsa nga gazetarët si anëtarë të grupit të punës ishin Sashka Cvetkovska, Evi Shkopi dhe Kristina Atovska.

    Protokolli është në dispozicion në gjuhën maqedonase, shqipe, dhe angleze. 

    Protokolli është krijuar në kuadër të projektit rajonal Sindikatat për rimëkëmbje të drejtë”(Trade Unions for a Fair Recovery, 01.01.2022-30.04.2023), i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Konfederatës Evropiane të Sindikatave dhe Federatës Evropiane të Gazetarëve, me numër të marrëveshjes për grantin VS/2021/0214.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Kallëzim në MPB për pengim të punës së kameramanit të TV M Net në Shtip
    March 22, 2023

    Next post

    Janë dhënë çmimet vjetore gazetareske të SHGM-së për vitin 2023
    March 27, 2023

    You may also like

    3
    Punëtori për sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe PTHP 
    28 May, 2023
    5
    U zhvillua punëtori treditore për përgatitjen e planit të ri strategjik të SHGM-së
    8 May, 2023
    slika krvodaritelstvo
    Manifestim humanitar me rastin e 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Medias të organizuar nga SPGPM dhe SHGM
    3 May, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?