• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHGM dhe Kuvendi i RMV-së në koordinim të përbashkët me deputetët për reformat në media

    SHGM dhe Kuvendi i RMV-së në koordinim të përbashkët me deputetët për reformat në media

    • Categories Aktivitete
    • Date July 13, 2021

    Me iniciativë të përfaqësuesve të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), u organizua një takim pune me Kryetarin e Kuvendit z. Talat Xhaferi dhe grupet parlamentare si dhe deputetë të pavarur për tema të lidhura me politikat mediatike, reformat mediatike me theks mbi legjislacionin. Reformat në media dhe disa ligje të rëndësishme për punën e gazetarëve janë thelbësore për proceset e euro-integrimeve të vendit, siç është vërejtur në raportin e fundit të Komisionit Evropian, i cili thotë se “shteti duhet të bëjë përpjekje për të përmirësuar pavarësinë dhe standardet profesionale të servilit publik dhe pavarësia e tij financiare.” Nga ana tjetër, pritet zgjedhja transparente dhe e drejtë e anëtarëve të organeve në rregullatorin e medias si dhe në RTM, në bazë të ekspertizës së tyre.

    Në këtë ngjarje, në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Mlladen Çadikovski mirëpriti interesimin dhe motivimin e deputetëve të pranishëm, koordinatorëve të grupeve parlamentare, deputetëve të pavarur të cilët me praninë e tyre në këtë ngjarje shprehin dëshirë për të marrë pjesë në krijimin e politikave dhe reformave mediatike në vendin tonë. Çadikovski theksoi që Kuvendi duhet të jetë sa më transparent për gazetarët dhe punonjësit mediatik dhe praktika e Kryetarit Xhaferi për të pasur brifingje të rregullta është e mirë dhe duhet të ndiqet nga koordinatorët e grupeve parlamentare dhe të gjithë deputetët. “Ky është takimi i parë i kësaj natyre i organizuar nga SHGM dhe përmes ngjarjeve të tilla pritet të përmirësohet komunikimi mes deputetëve dhe Parlamentit, por edhe për të rritur ndërgjegjen për nevojën e ligjeve cilësore që rregullojnë punën e mediave,” tha Çadikovski.

    Në fjalimin e tij, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi falënderoi për ftesën dhe vlerësoi iniciativën e SHGM-së, e cila ofron mundësi për të diskutuar së bashku çështje të rëndësishme që prekin gazetarët, të gjithë aktorët në hapësirën mediatike si dhe deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Parlamenti dhe unë jemi gjithmonë të hapur për ju, për qytetarët, për organizatat joqeveritare dhe natyrisht për organizatat ndërkombëtare. Unë personalisht jam gjithmonë në dispozicion për ju dhe thirrjet tuaja telefonike, pa protokolle, pa njoftime paraprake. Ne duhet të përqendrohemi në proceset e integrimit evropian, do të shtoja edhe me reforma të forta në tërë hapësirën mediatike, si një forcë e shtatë që ka fuqi jashtëzakonisht të madhe në ndërtimin, drejtimin, argumentimin ose pretendimin e “argumentimit” dhe më pas marrjen e vendimeve për publikun e gjerë dhe mendimin e tij.” – theksoi Xhaferi.    

    Gjatë takimit u zhvillua një debat konstruktiv në drejtim të përmirësimit të transparencës së Kuvendit, veçanërisht në kohë krize, siç është pandemia aktuale, ku për shkak të masave shëndetësore, qasja e gazetarëve në punën e Kuvendit ishte i kufizuar.

    Kemi nevojë për komunikim të dyanshëm, hapje dhe qasje nga të gjithë pjesëmarrësit në Kuvend dhe nga ana e mediave, me qëllim që qytetarët gjithmonë të marrin informatat e sakta dhe në kohë. Kjo ishte një nga konkluzat kryesore të diskusionit të përbashkët. Ky ishte takimi i parë në këtë format dhe nga shtatori SHGM do të iniciojë organizimin e një konference rajonale me deputetë nga Ballkani Perëndimor ku do të ndahen përvojat krahasuese në lidhje me komunikimin e parlamenteve kombëtare dhe gazetarëve dhe mediave.

    Ngjarja ishte e organizuar në Shkup më 09 korrik të vitit 2021 në kuadër të projektit rajonal “Përmirësimi i dialogut mes shoqatave gazetareske dhe parlamenteve në Ballkanin Perëndimor për një sektor më të fortë të shoqërisë civile” (Improving the dialogue between journalists’ associations and parliaments in Western Balkans for stronger civil society sector), i financuar nga SIDA përmes projektit “Mbrojtja e Hapësirës Civile – Qendra Rajonale për Zhvillimin e Shoqërisë Civile” i zbatuar nga Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN).

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Takim i forumit gazetaresk pranë SHGM: solidariteti në komunitetin e gazetarëve është parakusht për gazetari më cilësore
    July 13, 2021

    Next post

    Të mbarojë injorimi i thirrjeve për linç kundër gazetarëve të Metamorfozis
    July 14, 2021

    You may also like

    ZNM
    SHGM denoncon në MPB kërcënime në rrjetet sociale 
    5 February, 2023
    IMG_20230131_141527
    Iniciativa për mbrojtjen e të drejtës autoriale të fotoreporterëve profesionistë 
    1 February, 2023
    ZNM
    Me iniciativë të SHGM-së, në ASHMAA u zhvillua takimi i dytë me temë-përforcimi i rrjetit të korrespondentëve të koncesionarëve nacional
    31 January, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?