• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SHGM dhe KEMM: Sulmet verbale dhe të gjitha sulmet e tjera ndaj gazetarëve duhet të ndalen menjëherë

    SHGM dhe KEMM: Sulmet verbale dhe të gjitha sulmet e tjera ndaj gazetarëve duhet të ndalen menjëherë

    • Categories LAJMËRIME
    • Date October 27, 2020

    Gjatë kësaj periudhe janë duke vazhduar një sërë sulmesh verbale ose përmes rrjeteve sociale, si dhe kërcënime ndaj gazetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ditët e fundit, dy kolegë, në incidente të ndara, janë sulmuar në mënyrë verbale nga persona që nuk u ka pëlqyer raportimi për tema të caktuara.

    Sulmet e fundit vijnë në prag të 2 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare kundër Mosndëshkimit të Sulmeve ndaj Gazetarëve. Këto sulme janë vetëm pjesë e një sërë sulmesh të regjistruara në vitin e fundit, gjithsej 14-të në numër. Theksojmë se vetëm një rast lidhur kërcënimin ndaj një gazetareje u zgjidh me një vendim gjykate në vitin 2020, që është vërtetë zhgënjyese.

    Gazetari Martin Bogatinoski nga “Plusinfo” dëshmoi se ka qenë subjekt i një sulmi verbal nga një klerik i KOM-KO. Sipas kolegut Bogatinovski, në varrimin e një anëtari të ngushtë të familjes së tij, ndodhi një incident nga prifti i pranishëm, i cili në mënyrë verbale e ka nënvlerësuar gazetarin e “Plusinfo” për shkak të teksteve të botuara më parë në lidhje me KOM-KO. Sipas asaj që ka thënë kolegu Bogatinovski, incidenti ka ndodhur pasi gazetari ka kërkuar shpjegim nga prifti se pse një prift nga Kryepeshkopata Ortodokse e Ohrit (KOO) nuk lejohet të marrë pjesë në aktin fetar të varrimit.

    “Prifti u shqetësua shumë kur dëgjoi se ku unë punoj, kështu që ai menjëherë më sulmoi se ne, gazetarët nga “Plusinfo”, jemi gazetarë kokëfortë, çfarëdo që donte të thoshte kjo për të. Më pas, tha se ne jemi tradhtarë, të pafe dhe ‘shpirtra të shitur’, duke theksuar bërë me dije se sa i pengon ajo që në “Plusinfo” janë botuar tekste të shumta kundër KOM-KO”, shkroi Bogatinovski.

    Sot, kolegu Bogatinovski në profilin e tij në rrjetet sociale theksoi se i njëjti prift i ka marrë në telefon prindërit e tij dhe kërcënimet kanë vazhduar.

    Në një incident tjetër, gazetarja Pamela Cilakov, korrespodente për Velesin nga Radio Televizioni i Maqedonisë (RTM), thotë se prindërit e fëmijëve nga Shkolla Fillore Rajonale në fshatin Klukovec “Vasil Gllavinov”, për të cilin ajo ka përgatitur një kronikë, e kanë sulmuar në mënyrë verbale. Sipas gazetares Cilakov, konfrontimi verbal ka mbërritur në atë pikë saqë ajo ka pasur frikë se mund të sulmohet fizikisht. Pasi kronikën në lidhje me këtë incident e ka publikuar një portal lokal, Cilakov ka marrë një numër të madh të mesazheve të pakëndshme përmes Facebook nga banorët e të njëjtit fshat, me kërcënime se do ta padisin dhe do ta denoncojnë atë në polici për shkak të deklaratës së rreme.

    Ne vazhdimisht jemi duke theksuar se puna e gazetarëve është publike, kurse e drejta e tyre për raportim të lirshëm është e drejtë e patjetërsueshme. Sidoqoftë, sulmet verbale ndaj gazetarëve vazhdojnë dhe nuk ka sanksione.

    Përveç dënimit publik të këtyre incidenteve, SHGM-ja dhe KEMM-i kërkojnë që të ketë një ndjekje formale të ngjarjeve nga institucionet përgjegjëse dhe personat zyrtarë. Në të njëjtën kohë, ne presim që KOM-KO të distancohet nga manifestimet e papërgjegjshme të individëve që janë pjesë e KOM-KO, dhe gjithashtu do t’u bëjë me dije se marrëdhënia ndaj publikut duhet, gjithmonë, të shoqërohet me qasje të përgjegjshme e jo të dhunshme, madje edhe kur nuk pajtohen me pikëpamjet e gazetarëve dhe qytetarëve.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Thirrje për trajnim
    October 27, 2020

    Next post

    Nuk ka argumente që tregojnë për shkelje të Kodit në çështjen ITSHK kundër gazetës “Koha”
    October 29, 2020

    You may also like

    ZNM
    Suhejl Jonuzi është koordinatori i ri i Seksionit të Kameramanëve të SHGM-së në rajonin e Pollogut
    13 March, 2023
    ZNM
    SHGM, SPGPM dhe KEMM: përgjegjësi e domosdoshme për narrativin publik që stimulon urrejtje dhe agresion 
    20 February, 2023
    9
    PËR MBROJTJEN E DINJITETIT TË GAZETARIT
    16 February, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?