• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHGM dhe KEMM: Regjistri i online mediave profesionale tani në dispozicion në www.promedia.mk

    SHGM dhe KEMM: Regjistri i online mediave profesionale tani në dispozicion në www.promedia.mk

    • Categories Aktivitete
    • Date March 6, 2020

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) informojnë se ueb-faqja www.promedia.mk në të cilën janë në dispozicion të dhënat për online mediat profesionale prej sot është vënë në funksion dhe është e hapur për publikun. Për momentin Regjistrin e përbëjnë 101 online media që publikojnë përmbajtje në disa gjuhë të ndryshme.

    Kriteret kryesore që online mediat duhet t’i përmbushin në mënyrë që të bëhen pjesë e Regjistrit janë: pronësia transparente, impresum të publikuar, respektimi i standardeve të Kodit të Gazetarëve dhe Kartës së Raportimit Etik për Zgjedhjet dhe Statutit të KEMM, tekstet e publikuara duhet të nënshkruhen nga autori, dhe nëse merren nga media të tjera kjo duhet të bëhet në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të drejtave të autorit.

    Qëllimi kryesor i krijimit të këtij Regjistri është të kontribuojë në procesin e profesionalizimit të mediave online, dhe në këtë mënyrë të përmirësojë besueshmërinë e tyre si dhe veçimi i atyre që respektojnë standardet etike përkundër atyre që shkelin standardet dhe dëmtojnë reputacionin e online mediave profesionale.

    Procesi i krijimit të Regjistrit u zhvillua sipas kritereve të dakorduara midis KEMM dhe SHGM duke ndjekur shembujt nga praktika e shoqërive të zhvilluara demokratike dhe Këshillit të Evropës, dhe gjithashtu u këshilluan media dhe komuniteti i biznesit në vend. Për më tepër, procesi i vetë-rregullimit u mbështet nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, e cila u bëri thirrje anëtarëve të saj që të reklamohen vetëm në online mediat të cilat janë pjesë e Regjistrit. Procesi u mirëprit nga Delegacioni i BE në Shkup, Zyra e OSBE-së në Vjenë, Ambasada e SHBA-së në Shkup si dhe nga Federata Evropiane e Gazetarëve.

    Vetë-rregullimi i mediave vazhdon të jetë një angazhim i përbashkët i organizatave tona për të vendosur vullnetarisht kritere dhe t’u përmbahen atyre brenda një procesi të hapur për publikun. Përsërisim se anëtarësimi në Regjistrin është një proces i gjallë që po evoluon vazhdimisht. Kjo do të thotë se mediat që për momentin nuk janë pjesë e Regjistrit mirëpo respektojnë kushtet për anëtarësim do të mund t’i bashkohen, ndërsa ato që sot janë pjesë e Regjistrit dhe vërehet se nuk respektojnë kriteret e anëtarësimit dhe rregullat etike do t’u merret statusi i anëtarëve aktivë.

    • Share:
    author avatar
    ЗНМ Македонија

    Previous post

    SHGM mirëpret lirimin e Bozinovskit
    March 6, 2020

    Next post

    SHGM: Gazetarët të raportojnë me përgjegjësi dhe të mos krijojnë panik të pajustifikuar
    March 10, 2020

    You may also like

    MicrosoftTeams-image (4)
    Trajnim i realizuar lidhur me temën e aftësive negociuese për anëtarët e rrjetit Safe Journalists
    1 December, 2023
    2
    Si kundër propagandës së huaj në media – trajnime për punonjësit e medias
    30 November, 2023
    Sredba Stip 1
    Takim me gazetarë dhe punonjës mediatik nga qendra rajonale e Shtipit
    28 November, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?