• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHGM dhe KAS : Punëtori për media online me temë – Dezinformata  në mediat online

    SHGM dhe KAS : Punëtori për media online me temë – Dezinformata  në mediat online

    • Categories Aktivitete
    • Date March 8, 2023

    Prej dy deri katër mars në Strumicë është mbajtur punëtori dy ditore e organizuar nga SHGM dhe Fondacioni Konrad Adenauer me titull “Dezinformatat në mediat online – praktika dhe zgjidhje” në të cilën morën pjesë më shumë se 30 media online nga e gjithë Maqedonia.

    Gjatë dy ditëve, ligjeruesit Toshe Ognjanov, gazetar multimedial dhe ligjerues për gazetarinë mobile dhe gazetarinë multimediale, Sefer Selimi, themelues dhe drejtor i “Democracy Lab”, dhe Goran Momiroski, themelues dhe kryeredaktor i portalit të internetit “Ohrid News”, kanë përpunuar më shumë tema që lidhen me mediat online si : dezinformatat nëpërmjet fotografive dhe videove, kontrollimi i lajmeve dhe të dhënave nëpërmjet hartave dhe vizuelizimeve, dezinformatat në mediat online – në kontekst lokal.

    Gjatë fjalimit hyrës, kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski e përshëndeti bashkëpunimin me KAS dhe e theksoi rëndësinë e ekzistimit dhe realizimit të punëtorive me këtë karakter.

    “Duhet të nxisim kulturë të transparencës dhe përgjegjësisë në mediat online. Kjo do të thotë që të jemi të hapur dhe të sinqertë për praktikat tona të raportimit dhe të mundësojmë që të marrim informacione kthyese dhe kritika nga publiku jonë. Poashtu, duhet të jemi të gatshëm që t’i pranojmë gabimet tona dhe të ndërmarrim hapa për të përmirësuar ato. Në mënyrë që të kemi informacione të sakta, të drejta dhe me respekt ndaj njerëzve që i tangojnë, duhet të përkujdesemi që së bashku të promovojmë standardet profesionale dhe etike në media”, tha Çadikovski.

    Në fillim mori fjalën përfaqësuesi zyrtar i Konrad Adenauer, Daniel Braun, i cili nëpërmjet një mesazhi video , e shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me SHGM dhe i përshëndeti personat e pranishëm në punëtori. Ai gjatë fjalimit theksoi :

    “Dezinformatat janë pjesë e një lufte hibride të cilën në veçanti e shfrytëzojnë regjimet dhe forcat antidemokratike të cilat kanë për qëllim destabilizimin e shoqërive të lira. Prandaj, gazetaria duhet të niset nga kriteret e kualitetit që nënkuptojnë kontrollim të lajmeve që publikohen. Në këtë drejtim, njëlloj e rëndësishme është që shfrytëzuesit e këtyre mediave t’i kontrollojnë informacionet, pra duhet në mënyrë kritike të kontrollojnë burimin e lajmit dhe ta dinë si ta bëjnë këtë gjë. Kjo poashtu duhet të jetë një prej qëllimeve të arsimimit bashkëkohor”.

    Një prej ligjëruesve, Toshe Ognjanov, bashkë me kolegët diskutoi në temën “Lajme të rrejshme në rrjetet sociale – bote dhe trolle – media sociale – profile të rrejshme”.

    “Statistikat tregojnë se dezinformatat qarkullojnë gjashtë herë më shpejtë se sa lajmet reale. Fakti më shqetësues është se ata në çdo mënyrë të mundshme i bëjnë dëm shoqërisë, njerëzve, individëve. Më gëzon fakti se gjatë ditëve të fundit kishim mundësi që pikërisht me përfaqësuesit mediatik të flasim lidhur me temën e dezinformimit, dhe në veçanti për detektimin dhe deshifrimin e “dezinformatave vizuale. Atë që mund ta marrim si konkluzë është se tek punonjësit mediatik të Maqedonisë ekziston një vetëdije e lartë dhe një masë kritike lidhur me informacionet që plasohen në hapësirën online. Shpresoj se mjetet për detektim më të lehtë të përmbajteve vizuele do t’u mundësojnë detektimin dhe menjanimin e atyre dezinformatave nga hapësira mediatike”, thotë Ognjanov.

    Goran Momiroski poashtu qëndroi në këtë temë por në aspekt lokal me qëllim që të bëhet një paralele ndërmjet trendit në nivel botëror dhe tek ne.

    Mediat në këtë kohë të re janë gjetur para një sërë sfidash serioze. Hapësira online është përplot me informata por edhe dezinformata të cilat nëse nuk vërehen, mund të shkaktojnë pasoja tejet serioze. Prandaj, përgjegjësia e të gjithë neve që punojnë në sferën online është që të ruajmë standardet profesionale dhe normat etike për informim. Vërtetësia dhe standardet duhet të vendosen para klikimeve, pëlqimeve dhe statistikave”.

    Në këtë punëtori u zhvillua një debat i hapur për problemet thelbësore dhe sfidat e mediave në kohën e internetit dhe rrjeteve sociale, pas çka u theksua nevoja që ajo të vazhdojë.

    Kjo sidomos për shkak se punonjësit medatik ndjejnë nevojën për trajnime të këtilla dhe takime të këtij lloji në të cilat përveç shkëmbimit të informacioneve me rëndësi, përvojave dhe praktikave, do të flitet edhe për nevojën e zgjidhjeve sistematike në këtë profesion me çka gazetaria do të mbrohet nga dezinformatat në hapësirën online, gjë që nuk është vetëm sfidë, por edhe problem global”, përfundoi Momirovski.

    Sikurse kolegët e tij, ashtu edhe Sefer Selimi u ndal në rrezikun nga dezinformatat nëpërmjet shembujve real që u prezantuan në formë të videove të shkurta dhe një filmi dokumentar që zgjoi interes tek kolegët e rinj gazetarë që ishin prezent në ngjarje, pas çka vijoi diskutimi.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Seksioni i kameramanëve në SHGM zgjodhi koordinatorët e rinj
    March 8, 2023

    Next post

    SHGM ka përcjellë në Bruksel kërkesat nga protesta e gazetarëve
    March 8, 2023

    You may also like

    slika MK
    SHGM shënon tendenca negative në Raportin për nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve për vitin 2022
    29 March, 2023
    Sredba na koordinatori – Veles
    Aktivitete rajonale dhe takim i seksionit të kameramanëve të SHGM-së në Veles
    29 March, 2023
    10
    Janë dhënë çmimet vjetore gazetareske të SHGM-së për vitin 2023
    27 March, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?