SHGM dhe KAS organizuan uebinar për gazetarë të rinj

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer organizuan uebinar nga 26-28 maj me temë: “Gazetaria në kohë të pandemisë, gjendjes së jashtëzakonshme dhe karantinës – Sfidat, përgjegjësia dhe periudha e ndryshimit dhe përshtatjes.” Në këtë punëtori morën pjesë kryesisht gazetarë të rinj nga disa media në vend, ndërsa në rolin e trajnuesve ishin gazetarët Stole Naumov dhe Maja Jovanovska.
Uebinari ishte i fokusuar në përmirësimin e aftësive dhe teknikave të intervistimit të pjesëmarrësve, ndërsa u përfshin edhe tema për gazetarinë hulumtuese. U bisedua edhe për gazetarinë dhe mediat në kohë të pandemisë së koronavirusit në drejtim të raportimit etik dhe profesional.
Mysafirë në këtë punëtori ishin Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe gazetari Mirçe Adamçevski, i cili është një nga dy gazetarët që u shëruan nga koronavirusi. Pjesëmarrësit patën mundësinë të bisedojnë me ta dhe të mësojnë për të gjitha çështjet lidhur me pandeminë dhe përvojat e tyre personale. Përveç kësaj, ata diskutuan edhe punën e mediave dhe komunikimin e ministrit me gazetarët gjatë krizës.
Pas përfundimit të uebinarit, gazetarët u ndanë në katër grupe, në kuadër të së cilave ata do të duhet të përgatisin produkte gazetareske, të cilat më pas do të publikohen dhe shpërndahen në kanalet e komunikimit të SHGM-së.