• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHGM dhe Instituti Gete – Shkup: U prezantuan përmbajtje multimediale gazetareske të natyrës sociale

    SHGM dhe Instituti Gete – Shkup: U prezantuan përmbajtje multimediale gazetareske të natyrës sociale

    • Categories Aktivitete
    • Date October 5, 2022

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në bashkëpunim me Institutin Gete – Shkup, në kuadër të thirrjes publike e cila ishte e shpallur në periudhën që kaloi, mbajti promovim të përmbajtjeve gazetareske të prodhuar nga katër ekipe të përbëra me nga dy gazetarë. Ekipet u mentoruan nga ana e jurisë profesionale e përbërë prej tre anëtarësh ndër të cilët ishin Aneta Dodevska, Filjana Koka dhe Teofil Blazhevski.

    Gazetarët që i krijuan storjet janë Magdalena Stojmanoviq dhe Boban Jovanoviq nga TV Sonce me temën “Si të bëhet risocializimi i suksesshëm i ish të burgosurve?”, Aleksandra Maksimovska korrespondente nga MIA dhe Suzana Andonoviq nga Radio “Bum na tema“ me storjen “Diskriminimi i grave rome”, Aleksandra Maksimovska nga TV Alfa dhe Violeta Kozhinkova nga TV 24 me temën “Fshatrat në Maqedoninë Lindore pa mjekë” dhe Teodora Cvetkovska nga “Pina” dhe Daniel Vasilev nga “360 stepeni” me temën “Të mbrojtur vetëm në letër – personat me aftësi të posaçme mbeten vetëm kur ngelin pa prindërit e tyre”.

    Në këtë ngjarje folën Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së dhe Katrin Ostvald-Rihter, udhëheqëse e Institutit Gete – Shkup.

    Në hapjen e ngjarjes, Çadikovski përshëndeti realizimin e këtij konkursi dhe theksoi se duhet të ketë më shumë aktivitete të kësaj natyre për të prekur tema të cilat jo gjithmonë zënë vend në fokusin e publikut.

    “Jam me të vërtetë shumë i lumtur që jemi bashkë këtu për të ndjekur promovimin e përmbajtjeve gazetareske të prodhuara nga kolegët në periudhën e kaluar në bashkëpunim me Institutin Gete – Shkup. Më gëzon për dy arsye: E para është se bëhet fjalë për përmbajtje cilësore, të cilat janë përgatitur me shumë përkushtim, në pak minuta do ta dëshmoni edhe vetë këtë. Arsyeja e dytë është solidariteti mes kolegëve, që në fakt ishte një nga qëllimet e kësaj thirrjeje publike që e realizuam së bashku me Institutin Gete – Shkup. Temat e trajtuara ishin të natyrës sociale, pra çështje që lidhen me perceptimin e shoqërisë për jetën personale të njerëzve. Shpeshherë, të gjithë ne si pjesëmarrës në shoqëri e dimë që ato ekzistojnë, por për arsye të ndryshme nuk arrijmë t’u japim rëndësinë apo vëmendjen që meritojnë. “

    photo: mia.mk

    Katrin Ostvald-Rihter tha: “Ne jemi mbledhur sot këtu sepse disa prej jush kanë bërë një punë të shkëlqyeshme për të dokumentuar çështjet sociale në vendin tuaj, duke i bërë ato të prekshme dhe të dukshme përmes mjeteve dhe metodave gazetareske. Ne ishim shumë entuziastë për temat e zgjedhura nga juria dhe me të vërtetë jemi shumë të kënaqur me rezultatet. Do të doja të shfrytëzoja rastin për të falënderuar sinqerisht Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, udhëheqësin e projektit dhe pjesëmarrësit. Në çdo rast, urojmë që ata të arrijnë një audiencë sa më të madhe”.

    Konkursi ishte i shpallur në muajin qershor dhe ishte i lidhur me temat sociale, pra çështjet që kishin të bënin me perceptimin e shoqërisë për jetën personale të njerëzve. Shoqëri të ndryshme kanë perceptime të ndryshme dhe ajo që mund të jetë sjellje “normale” në një shoqëri, mund të cilësohet si një çështje e rëndësishme sociale në një shoqëri tjetër. Temat sociale mbulojnë një gamë të gjerë temash dhe mund të jenë në fushën e shëndetit publik, mjedisit jetësor, të drejtat e komunitetit LGBT si dhe grupeve të tjera të margjinalizuara, të drejtat e njeriut, tema me interes publik lokal tipike për zonat rurale si dhe barazisë gjinore.

    Përmbajtjet e krijuara do të publikohen në faqen e internetit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë në fund të muajit tetor.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM: PThP Shkup caktoi një prokuror publik si person për kontakt për lëndët që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve
    October 5, 2022

    Next post

    ShGM: Kameramanët dhe gazetarët së bashku për ngritjen e standardeve të profesionit
    October 8, 2022

    You may also like

    3
    Punëtori për sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe PTHP 
    28 May, 2023
    5
    U zhvillua punëtori treditore për përgatitjen e planit të ri strategjik të SHGM-së
    8 May, 2023
    slika krvodaritelstvo
    Manifestim humanitar me rastin e 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Medias të organizuar nga SPGPM dhe SHGM
    3 May, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?