ShGM dërgoi shkresë deri në Ministrinë e Punëve të Brendshme për paraburgimin e gazetarëve

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë të hënën dërgoi shkresë deri në Departamentin për kontrolle të brendshme në MPB për paraburgimin e gazetarëve Mahmuti dhe Uka, të cilët javën e kaluar u mbajtën në paraburgim në stacionin policor “Kisela Voda”, për shkak të filmimin e dyshuar të këshillit gjyqësor gjatë shqiptimit të vendimit për rastin “Lagja e Trimave”.
Në shkresën ShGM kërkon shpjegim nga policia për arsyet e mbajtjes së gazetarëve Mahmuti dhe Uka në paraburgim për 6 orë.
Gjithashtu, ShGM kërkon policia të hetojë këtë rast dhe nëse konstatohet tejkalim i kompetencave të policëve të merren masa disiplinore përkatëse.
Shoqata shpreson se MPB shpejtë do të shqyrtojë shkresën dhe do të na lajmërojnë për rezultatet e hetimit. ShGM, më herët publikisht e dënoi këtë incident (http://znm.org.mk/?p=3866&lang=SQ)
(Foto: www.vesti.mk)