SHGM dënon qasjen selektive të Qeverisë ndaj akreditimit të mediave

Shoqata e Gazetareve të Maqedonisë dënon ashpër qasjen selektive të Qeverisë për akreditimin e mediave të caktuara për të ndjekur ngjarjen e shënimit të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev.
Një pjesë e mediave të Maqedonisë sot pasdite kanë marrë përgjigje negative në lidhje me kërkesën e tyre për akreditimin e kësaj ngjarjeje, pa ndonjë shpjegim shtesë, edhe pse akreditimet janë dorëzuar brenda afatit të kërkuar.
Pas ndalesave të sotme për hyrje në lokacionin ku do të zhvillohet shënimi i kësaj date të rëndësishme, SHGM sot po reagon për herë të dytë për një situatë në të cilën gazetarët pengohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, gjë që mbart rrezikun e informimit të mangët të opinionit.
Kujtojmë se gazetarët dhe punonjësit mediatik kanë të drejtë të jenë të pranishëm në një ngjarje të tillë me interes publik sepse është pjesë e punës së tyre, ashtu si e të gjithë zyrtarët të tjerë publikë që do të jenë pjesë e ngjarjes.
SHGM sonte i ka dërguar edhe një shkresë Qeverisë së RMV-së në të cilën kërkon sqarim dhe njëkohësisht ndryshimin e vendimit për akreditimin e mediave konkrete, në mënyrë që nesër të mund ta ndjekin ngjarjen.