SHGM: Dënojmë sulmet mbi gazetën “Zaman-Maqedoni”

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër reagimin e ambasadës së Turqisë në Shkup, e cila e quajti “buletin terroristik i FETO-së” gazetën “Zaman-Maqedoni”.
Për një gazetë e cila ekziston afër 25 vite në Maqedoni të thuhet se është buletin terroristik i ndonjë organizate, paraqet thirrje skandaloze për linç ndaj jobashkëmendimtarëve.
Presim edhe nga institucionet tjera shtetërore të dënojnë këtë akt i cili është në drejtim të mbytjes së mendimit të lirë.
Inkurajojmë kolegët tanë nga “Zaman-Maqedoni” të vazhdojnë me punën e tyre dhe iu ofrojmë mbështetje të mëtutjeshme në drejtim të informimit të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve për shtypjet me të cilët po ballafaqohen gjatë punës së tyre në Maqedoni.
Reagimi i ambasadës së Turqisë në Shkup vijoi pasi që u publikua informata se gazeta “Zaman-Maqedoni” ka fituar ndihmë financiare nga Qeveria në kuadër të projektit për mbështetje të mediave të shkruara.