SHGM: Dënojmë sjelljen joprofesionale nga ana e nëpunësit publik ndaj gazetarit të TV21

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon sjelljen e nëpunësit publik ndaj gazetarit Afrim
Jonuzi nga TV21 gjatë kohës së pres-konferencës së sotme në një shkollë fillore të Shkupit.
Në pres konferencën e stome, e organizuar nga ana e ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe kryetarit
të Komunës së Çairit me drejtorin e Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit” në komunën e Çairit në
Shkup, gazetari Afrim Jonuzi nga TV21 është penguar të kryejë detyrat profesionale, të incizojë
inserte nga ana e personit Sherijat Shaqiri, i cili sipas rrëfimeve nga ana e kolegëve është i punësuar
si bashkëpunëtor i ri për ndihmë operative në procesin e planifikimit strategjik në Ministrinë e
Arsimit dhe Shkencës.
SHGM kontaktoi me gazetarin e TV21 Afrim Jonuzi dhe ai në telefon na tha:“Pasi mbaroi pres
konferenca, unë me kamerë doja të incizoja inserte të cilat do të më shërbenin për të bërë kronikë
për lajmet dhe atëherë personi Sherijat Shaqiri më pengoi në punën time, më tha se unë nuk guxoj
të incizoj, kush jam unë që të incizoj, dhe kështu”, deklaroi Jonuzi.
SHGM kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ngritë procedurë disiplinore kundër personit
Shaqiri dhe publikisht të distancohet nga veprimet ndaj punonjësve mediatik nga ana e të punësuarit
të tyre.
