• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SHGM: Dënojmë përpjekjet për diskreditimin e gazetares Xhumadije Ibraimi nga TV Klan

    SHGM: Dënojmë përpjekjet për diskreditimin e gazetares Xhumadije Ibraimi nga TV Klan

    • Categories LAJMËRIME
    • Date October 22, 2021

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) i dënon diskreditimet e vështira të cilat ishin përcjellë nga TV Klan deri te SHGM ndërsa kanë të bëjnë me gazetaren Xhumadije Ibraimi, e cila gjatë periudhës zgjedhore u përball me akuza nga kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kryetar të komunës së Tetovës, Vullnet Murseli. 

    Menjëherë pas përfundimit të debatit televiziv, Murseli në rolin e mysafirit ndërsa në prani të disa gazetarëve dhe personave tjerë e ka shpifur kolegen Xhumadije Ibraimi se gjoja ishte shantazhuar me 10.000 euro që ajo të fshijë një postim të përkohshëm në Fejsbuk. Sipas gazetares, motivi për përhapje të këtyre gënjeshtrave janë postimet e saj paraprake për laboratorinë private, ku në tërësi ai ka kërkuar nga gazetarja paraprakisht t’i fshijë ajo postimet e saj publike. Ngjarja dhe akuzat e rënda ndodhën që në fillim të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2021, por për shkak të faktit se Vullnet Murseli është pjesëmarrës direkt në këto zgjedhje, redaksia e TV Klan Maqedoni dhe vetë gazetarja Xhumadije Ibraimi nuk reaguan në atë moment që të mos interpretohet ndryshe nga ana e partive politike. 

    SHGM konsideron se akuzat e tilla pa kurrfarë dëshmie shërbejnë në dëm të reputacionit të gazetares Xhumadije Ibraimi dhe janë përpjekje të diskreditohet puna e gazetareve të cilat gjatë fushatës zgjedhore direkt ishin përfshinë për informim të opinionit. 

    Përveç këtij incidenti, gazetari i televizionit të njëjtë Furkan Saliu dorëzoi ankesë te SHGM-ja në të cilën tregon se në konferencën e djeshme për media, pas pyetjes së parashtruar paraprake, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i është drejtuar me ton të lartë dhe kërcënues. Sipas Saliut mënyra në të cilën është përcjellë mesazhi, që ndodhi pas përfundimit të ngjarjes ka pasur për qëllim ta frikësojë me qëllim që të mos parashtrojë pyetje në ngjarjet e ardhshme publike. 

    Këto ngjarje janë kulminacion i sulmeve të shumta që janë paraqitur në SHGM nga ana e gazetareve dhe punonjësve mediatik të cilët ishin penguar në punën e tyre ose kanë marrë kërcënime dhe ofendime. Javën e kaluar SHGM reagoi edhe në sulmet verbale ndaj gazetares së TV21 Salije Sadiku dhe gazetares së Euronjuz në Shqipëri Ferikan Arifi. 

    SHGM i drejton politikanët e shqetësuar të kenë kulturë më të madhe në komunikimin publik dhe sjelljen me punonjësit mediatik sepse gazetarët shërbejnë për informim të opinionit ndërsa jo të përmbushin pritjet partiake të dikujt. Për të gjitha këto incidente SHGM detajisht do t’i informojë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare me kërkesë që prej afër ta ndjekin gjendjen me të drejtat e gazetarëve. 

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM: Ankesa në KSHZ dhe MPB për pengimin e punës së gazetares Ferikan Arifi
    October 22, 2021

    Next post

    U mbajt takim pune mes SHGM-së dhe Odës së mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut
    October 22, 2021

    You may also like

    ZNM
    Trend i vazhdueshëm i sjelljes  së vrazhdë të  funksionarëve shtetëror ndaj gazetarëve
    6 February, 2023
    ZNM
    SHGM: Qëndrimi i administratorëve qeveritarë është censurë
    4 February, 2023
    ZNM
    SHGM dënon qasjen selektive të Qeverisë ndaj akreditimit të mediave
    3 February, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?