• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SHGM: Dënim i ashpër për kërcënimet ndaj gazetares së IRL-së

    SHGM: Dënim i ashpër për kërcënimet ndaj gazetares së IRL-së

    • Categories LAJMËRIME
    • Date June 4, 2022

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër kërcënimin e drejtuar gazetares së IRL-së, Maja Jovanovska nga ana e Sadredin Elezoski, shef i Sektorit për Urbanizëm në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës.

    Ekipi i IRL-së dje ishte në Mavrovë për një takim me disa punëtorë të punësuar në komunën e Mavrovës dhe në NP Parku Kombëtar Mavrovë. Vetëm shefi i Sektorit për Urbanizëm në komunë, Sadredin Elezoski, ka refuzuar të takohet me gazetarët, ndonëse, sipas informatave të Jovanovskës, është kontaktuar disa herë. Pas thirrjes së sotme të Sadredin Elezoskit me Maja Jovanovskën, e cila i ka sqaruar se ende presin përgjigje për pyetjet e dërguara më 4 prill, ai i ka dërguar fyerje dhe fjalë fyese gazetares duke e kërcënuar me fjalët: “Nga sot bën kujdes. Do të sheh ti se çfarë do të ndodhë me ty nëse vjen këtu.”

    Përkundër kërcënimeve, gazetarja Jovanovska paralajmëroi se javën e ardhshme do të vijë sërish në Mavrovë, sepse administrata komunale duhet të jep përgjigje për kaosin me objektet pa leje që po ndërtohen në Parkun Nacional të Mavrovës.

    Kolegia Jovanovska iu drejtua SHGM-së dhe theksoi se: “Më parë kam pasur kërcënime indirekte lidhur me hulumtimet në të cilat kam punuar dhe që kanë ardhur nga njerëz me pushtet dhe pozita me ndikim. Por, kjo është hera e parë që më kërcënojnë drejtpërdrejt. Fillimisht u frikësova shumë, sepse hulumtimi që po punojmë gjithnjë e më shumë po dëshmon interesat politike dhe afariste për shkatërrimin e parkut më të madh kombëtar, atë të Mavrovës”.

    Kryeredaktorja e IRL-së, Sashka Cvetkovska, thotë se presionet dhe kërcënimet ndaj redaksisë janë intensifikuar në vitin e fundit, veçanërisht pas fillimit të projektit “Redaksia” i cili hedh dritë mbi korrupsionin dhe krimin dhe shfaqet në shërbimin publik dhe internet. “Në vend të rasteve të korrupsionit, e gjithë energjia shkon në padi, presione e kërcënime dhe përdjekje të organizuara e të paguara në media kundër nesh, në të cilat marrin pjesë edhe mediat. Bëhen përpjekje të vazhdueshme për ta zhdukur projektin IRL-së. Ky nuk është kërcënimi i parë dhe ne i raportojmë rregullisht në SHGM dhe në Projektin Ndërkombëtar për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por deri më tani askush nuk ka guxuar të kërcënojë në mënyrë eksplicite për jetë. Do të vazhdojë raportimi i keqpërdorimeve në përmasa të tmerrshme ku një nga personat me interes është z. Elezoski, dhe ekipi i IRL-së dhe Maja Jovanovska do të shkojnë në Mavrovë dhe Rostushë javën e ardhshme, siç e kemi planifikuar, me shpresë se do të marrim përgjigjet të cilat publiku i meriton”, tha Cvetkovska.

    Rasti sot është raportuar në MPB dhe SHGM do të vijojë hetimet e mëtutjeshme. Kujtojmë se vetëm përmes sanksioneve të rreptë ndaj sulmeve dhe kërcënimeve nga institucionet, në të ardhmen do të mund të parandalohen sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve. Shteti ka detyrimin të sigurojë një sistem efektiv për parandalimin dhe ndëshkimin e dhunës ndaj gazetarëve. Ky është një parakusht themelor për përmirësimin e situatës me lirinë e fjalës. Laboratori i Gazetarisë Hulumtuese (IRL) ka më shumë se tre vjet që raporton për problemet urbane, krimin dhe korrupsionin në komunat e Mavrovës dhe Rostushës. Sipas kolegëve të IRL, komunikimi me pushtetin vendor është gjithmonë i vështirë, administrata është jotransparente dhe gazetarët e IRL e kanë të vështirë të marrin përgjigje nga Departamenti i Urbanizmit.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM e botoi publikimin në të cilin janë reflektuar tendencat e sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik në pesë vitet e fundit
    June 4, 2022

    Next post

    Thirrje për përgatitjen e storjeve gazetareske për tema sociale
    June 13, 2022

    You may also like

    169 (77)
    SHGM: PTHP-ja dhe Këshilli Gjyqësor të përcaktojnë urgjentisht përgjegjësinë për moszbatimin e vendimit për mbrojtjen e gazetares
    7 August, 2026
    169 (77)
    SHGM dënon pengimin e punës së kameramanit të TV Tera dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga MPB dhe Prokuroria
    5 August, 2026
    169 (77)
    SHGM dënon sulmin ndaj ekipit gazetaresk të TV Globi dhe kërkon hetim urgjent nga MPB
    21 July, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?