• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHGM : Debat i gazetarëve dhe përfaqësuesve të MPB-së dhe PTHP-së lidhur me ndryshimet në Kodin Penal

    SHGM : Debat i gazetarëve dhe përfaqësuesve të MPB-së dhe PTHP-së lidhur me ndryshimet në Kodin Penal

    • Categories Aktivitete
    • Date September 27, 2023

    Ndryshimet në Kodin Penal të cilat u miratuan në shkurt të vitit 2023, ofrojnë mbrojtje më të madhe për gazetarët dhe punonjësit e medias në kryerjen e detyrave të tyre profesionale.

    Për këtë, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dje organizoi debat me temën “Efektet e ndryshimeve të Kodit Penal në drejtim të përmirësimit të sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve mediatik”.

    Në këtë ngjarje folën Toni Angellovski, ndihmës i ministrit të punëve të brendshme për marrëdhënie me ublikun, Iskra Haxhi Vasileva, prokurore publike në Prokurorinë Publike Shkup dhe personi kontaktues për koordinim në rastet kur ka shkelje të të drejtave të gazetarëve.  Nga SHGM-ja folën Ognen Janeski, gazetar i TV 24, Dragan Sekullovski, drejtor ekzekutiv i Shoqatës dhe Millan Spirovski – hulumtues i lartë i projektit, ndërsa moderatore e debatit ishte gazetarja Rita Behadini.

    Photo: Kiro Popov

    Angellovski iu referua praktikës dhe procedurave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në drejtim të trajtimit efektiv të autorëve të veprave penale dhe rolit të MPB-së në ndjekjen e kryesve që shkelin të drejtat e gazetarëve.

    “Bashkëpunimi mes MPB-së dhe SHGM-së ka kontribuar dukshëm në përmirësimin e rezultateve në lidhje me rastet kur janë sulmuar gazetarët. Sa për krahasim, krahasuar me vitin 2017 kur kishte shumë sulme fizike ndaj gazetarëve dhe shumë hetime të pazbardhura, tani 90% e rasteve zgjidhen brenda 2 deri në 3 orëve, pasi na raportohen nga SHGM. Si shembuj do ti veçoja rastin e sulmit ndaj një ekipi gazetaresk të Alsat-it muajin e kaluar dhe rastin e sulmit ndaj kameramanit të TV 24, kur personat përgjegjës u gjetën dhe u ndaluan shpejt. Raportimi dhe reagimi i shpejtë janë kusht për zgjidhjen e çdo problemi, i cili nga ana tjetër kontribuon në demokratizimin më të madh të shoqërisë”, theksoi Angellovski.

    Prokurorja foli për – praktikën e prokurorisë dhe gjyqësorit gjyqësore për zbatimin e dispozitave të reja në Kodin Penal në kontekst të gazetarëve dhe punonjësve mediatik, me theks sulmet ndaj gazetareve femra:

    “Emërimi i një personi për të monitoruar rastet kur sulmohen gazetarët është një akt i prokurorisë për të ndërgjegjësuar publikun për rëndësinë e lirisë së fjalës. Kemi pasur disa raste deri më tani, por është ende herët për të krijuar praktikë gjyqësore dhe për të nxjerrë mësime dhe përfundime që do të ndihmonin në përmirësimin e qasjes. Për sa i përket sulmeve ndaj gazetarëve, gazetareve dhe punonjësve mediatik, procesi i zgjidhjes së një rasti me sulm fizik është më i lehtë për t’u zgjidhur sepse ka një mënyrë për të gjetur më shpejt provat, ndryshe nga sulmi verbal ku ka krim kibernetik dhe kërkon më shumë kohë. Është e rëndësishme të raportohet menjëherë, në mënyrë që të reagojmë menjëherë dhe të parandalojmë sulme të reja në të ardhmen”, tha prokurorja.

    Gazetari Janeski ndau sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët në praktikën e tyre të përditshme, si dhe përvojat e gazetarëve me organet e rendit.

    Janeski tha: “Shtatori 2017 është periudha kur jam përballur ndoshta me kërcënimet më të tmerrshme jo vetëm për jetën time, por edhe për jetën e familjes sime. Ata tejkaluan numrin e 200 kërcënimeve në të gjitha rrjetet sociale dhe në e-mail adresë. Unë kontaktova forcat e rendit dhe më këshilluan që çdo mrekulli zgjat tre ditë. Para këtij rasti, kam pasur kërcënime edhe më parë, por nuk i kam raportuar, gjë që ka qenë gabim. Përvoja tjetër, në aspektin pozitiv ndodhi këtë vit 2023, megjithëse kërcënimet që kam marrë janë pak më të lehta se viti 2017, kuptova se duhet raportuar për t’ua bërë me dije ngacmuesve se mbahet përgjegjësi për kërcënimet dhe se ato ju nënshtrohen sanksioneve”.

    Photo: ZNM

    Drejtori i SHGM-së Sekullovski foli për punën e mëparshme të SHGM-së në kuadër të trajtimit dhe alarmimit për shkelje të Kodit Penal në kontekst të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, ndërsa Millan Spirovski ndau konkluzionet dhe rekomandimet e Indeksit të Sigurisë së Gazetarëve për vitin 2022.

    “Maqedonia shënon një ngritje në të gjitha indekset për sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias, pikërisht për faktin se me ndryshimet në këtë ligj punonjësit e medias vendosen në pozitë të privilegjuar dhe në këtë mënyrë ofrohen zgjidhje sistematike që ata të jenë më të mbrojtur gjatë ushtrimit të punës së tyre. Ajo që na mbetet si sfidë është të monitorojmë se si do të zhvillohen hetimet dhe procedurat gjyqësore në të ardhmen për të demotivuar sulmuesit për të sulmuar integritetin e gazetarëve dhe punonjësve të medias, por edhe për të reduktuar tendencën e sulmeve, si dhe politikën e mosndëshkimit – tha Sekullovski.

    Photo: ZNM

    Konkluzionet ishin se është e një rëndësie të veçantë që të krijohet një praktikë gjyqësore pozitive me zbatimin konsekuent të këtyre ndryshimeve, në mënyrë që autoritetet gjyqësore të kenë një qasje proaktive në mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve. Vetëm përmes një sistemi funksional për mbrojtjen e gazetarëve mund të pritet që sulmuesit të demotivohen për të kërcënuar dhe sulmuar, duke siguruar kështu një mjedis të sigurt si parakusht bazë për punën e tyre.

    Përveç folësve zyrtarë, në aktivitet ishin të ftuar edhe gazetarë që janë pjesë e regjistrit të sulmeve. 

    Teksti është përgatitur në kuadër të projektit rajonal “Përforcimi i lirisë së mediave në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi” i financuar nga Mbretëria e Holandës dhe i zbatuar nga ana e Komitetit të Helsinkit në Holandë dhe Fri Pres Anlimited (Free Press Unlimited) në partneritet me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë. Pikëpamjet dhe opinionet e pjesëmarrësve të ngjarjes nuk përfaqësojnë domosdoshmërish pikëpamjet e Mbretërisë së Holandës, dhe as të organizatave që zbatojnë projektin apo partnerit të tyre lokal.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    THIRRJE PUBLIKEPër paraqitjen e ofertave për zhvillimin e një programi trajnimi dy-ditor për gazetarët mbi temën "Trajtimi i ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut"
    September 27, 2023

    Next post

    Dënim për komunikimin jo të duhur të komunës së Strugës me gazetarët 
    October 6, 2023

    You may also like

    Sredba Stip 1
    Takim me gazetarë dhe punonjës mediatik nga qendra rajonale e Shtipit
    28 November, 2023
    MicrosoftTeams-image (17)
    E drejta e autorit dhe (mos)respektimi në punën e fotoreporterëve
    23 November, 2023
    MicrosoftTeams-image (16)
    SHGM dhe Seksioni i Kameramanëve në SHGM – sfidat aktuale dhe zgjidhjet e mundshme
    21 November, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?