• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SHGM braktisi brifingun me Tomovskën

    SHGM braktisi brifingun me Tomovskën

    • Categories LAJMËRIME
    • Date July 4, 2016

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot mori pjesë në brifingun e organizuar nga Ministria për Shoqëri Informative dhe Administratë, ku ministrja Marta Arsovska Tomovska prezantoi propozim ligjin për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike.

    Pas fjalës së ministres Arsovska, përfaqësuesit e SHGM-së prezentuan qëndrimet e tyre parimore lidhur me brifingun dhe propozim ligjin. Shoqata refuzon të merr pjesë në diskutimin material për konceptin e ligjit, për shkak të organizimit të keq të mbledhjes nga Ministria. Ligji u publikua në web faqen e Kuvendit pak para takimit, ku nuk u ftuan të gjitha palët e interesuara. Kërkuam, por nuk morëm shpjegim se pse në takim nuk janë ftuar kolegët e Sindikatës së Gazetarëve, Këshillit të Etikës, Institutit Maqedonas të Mediave, Institutit për studime të komunikimit, etj. Ministrja Tomovska nuk arriti të na mbrojë nga ofendimet e drejtorëve të Kanal 5 dhe Alsat-M, Ivan Mirçevski dhe Lirim Hajredini, të cilët me fjalor të pahijshëm u vërsulën ndaj përfaqësuesve të SHGM-së.

    Për më tepër, ministrja nuk kishte përgjigje nëse ky propozim ligj është rezultat i bisedimeve mes partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, ose vetëm i partive në pushtet, VMRO DPMNE dhe BDI. Gjithashtu, nuk kishte përgjigje as nëse garantuesit e Marrëveshjes së Përzhinos, SHBA dhe BE, janë të njoftuar dhe janë në rrjedha me procesin e përgatitjes të konceptit të ligjit. Arsovska-Tomovska tentoi të keqpërdorë raportet e faktorit ndërkombëtar duke i interpretuar në mënyrë selektive pjesët me të cilat pajtohet, ndërsa duke anashkaluar pjesët e tjera.

    Qëndrim parimor i SHGM-së, që u potencua në takim, është se me ligj të tillë do të legalizohet korrupsioni në media, fakt që u zbardh nga bombat e opozitës. Në këtë mënyrë, reklamat qeveritare do t’i shndërrojnë mediat në peng të interesave politike dhe ekonomike të Qeverisë dhe pronarëve të mediave. Është obligim i institucioneve publike që t’i bëjnë publike të gjitha informacionet për punën e tyre, e jo paratë publike t’i shfrytëzojnë për promovim ditor të politikave qeveritare. Me këtë mediat bëhen tabelë shpalljesh e Qeverisë, të paguar me para publike.

    Reklamat qeveritare do të kenë ndikim të madh në tregun mediatik, ku Qeveria deri tani ishte shpallësi më i madh. Pozicioni i tillë i Qeverisë jep mundësi që të kontrollojë politikën redaktuese në media dhe kështu ta ngulfat kritikën.

    Në vend të reklamimit, SHGM propozon që paratë e njëjta të cilat Qeveria i ndan për promovim mediatik, t’i destinojë për subvencionimin e mediave, përmirësimin e kualitetit të përmbajtjeve mediatike, pasurimin e pluralizmit politik, përkrahje për mediat e pakicave dhe për trajnimin e gazetarëve.

    Shoqata paralajmëroi se me koncepte të tilla të gabuara, do të përkeqësohet edhe më tepër situata në media dhe druan se Maqedonia do të mbetet në grupin e vendeve jo të lira, si Bjellorusia, Rusia dhe Turqia.

    • Share:
    author avatar
    ЗНМ Македонија

    Previous post

    Punëtoria strategjike e SHGM-së në Ohër
    July 4, 2016

    Next post

    SHGM alarmon SHBA-në dhe BE-në për Ligjin për reklamim qeveritar
    July 6, 2016

    You may also like

    ZNM
    Suhejl Jonuzi është koordinatori i ri i Seksionit të Kameramanëve të SHGM-së në rajonin e Pollogut
    13 March, 2023
    ZNM
    SHGM, SPGPM dhe KEMM: përgjegjësi e domosdoshme për narrativin publik që stimulon urrejtje dhe agresion 
    20 February, 2023
    9
    PËR MBROJTJEN E DINJITETIT TË GAZETARIT
    16 February, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?