SHGM: Ballafaqimi publik i komunës së Vallandovës me gazetarët është i papranueshëm

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ballafaqimin publik nga ana e Komunës së Vallandovës me gazetarët.
Sot në profilin zyrtar të komunës së Vallandovës në rrjetin social Facebook është publikuar një reagim i shkaktuar nga raportimet e gazetarit Vane Trajkov me titull: “Folk Fest Valandovo nuk ka marrë para nga Ministria e Kulturës sepse komuna ka aplikuar në konkurs të gabuar”.
Në tekstin e reagimit të komunës së Vallandovës në Facebook thuhet se për shkak të publikimit të këtij lajmi nga kolegu Trajkov, duke mos kërkuar përgjigje nga komuna, siç është kërkuar edhe nga Ministria e Kulturës, ata besojnë se raportimi ka qenë joprofesional dhe tendencioz.
SHGM paralajmëron se një komunikim i tillë publik mund të interpretohet si përpjekje për censurë. Kujtojmë se gazetarët kanë të drejtë legjitime të interesohen për punën e komunave, veçanërisht në pjesën e ndarjes së mjeteve publike. SHGM, si dhe qendra rajonale e SHGM-së në Strumicë apelon që nëse komuna e Vallandovës është e pakënaqur nga mënyra e raportimit e cilit do gazetar ose medium, ekzistojnë mekanizma vetërregullues në dispozicion si paraqitja e ankesës në Këshillin e Nderit të SHGM-së ose te Komisioni për Ankesa në Këshillin për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM).