SHGM: Ankesë në Odën e Sigurimit Privat për pengimin e punës së ekipeve mediatike

Gjatë manifestimit të sotëm i organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i cili u mbajt në kuadër të fabrikës OHIS në Shkup, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) pranoi një ankesë për incident në të cilin kameramanët janë penguar në synimin e tyre për të mbuluar në mënyrë profesionale këtë ngjarje për të cilën më parë kishin marr ftesa zyrtare.
Bëhet fjalë për kufizimin e lëvizjes së tyre në rrethin e fabrikës nga ana e një personit të punësuar në agjencinë private të sigurimit NIKOB, gjë që ua vështirësoi kameramanëve qasjen e drejtpërdrejtë në këtë ngjarje.
Pas reagimeve të kolegëve tanë kameramanë dhe gazetarë për këtë incident, SHGM do të paraqesë ankesë në Odën e Sigurisë Private të Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që të zbardhet ky incident për agjencinë e sigurisë NIKOB.
Duhet të dihet se anëtarët e agjencive private të sigurimit në asnjë rast nuk guxojnë të kufizojnë punën e kameramanëve dhe gazetarëve që raportojnë, sepse në këtë mënyrë iu mohohet e drejta për të informuar qytetarët.
Theksojmë se përgjegjësia për ndërhyrje të tilla në punën e ekipeve gazetareske nuk mund të jetë vetëm e agjencive private por është edhe e organizatorit të ngjarjes, përkatësisht Ministria e Mjedisit, e cila në të ardhmen duhet të sigurojë kushte për punë të lirë të kameramanëve dhe gazetarëve.
