SHGM: Aktivitete rajonale dhe takime të seksionit të kameramanëve të SHGM-së

Seksioni i kameramanëve të SHGM-së i përbërë nga Trajçe Ilievski, Zoran Dogov dhe Robert Kocev në periudhën e kaluar zhvilluan takime pune në disa rajone në vendin tonë. Më 28.04.2021 (e mërkurë) u realizua takimi dhe punëtoria me kameramanët korrespondentë nga rajoni i Ohrit dhe Strugës. Janë gjithsej gjashtë kameramanë që mbulojnë ngjarje ditore në këtë pjesë të vendit nga disa media me frekuencë kombëtare, përkatësisht: MRTV, TV SITEL, TV ALSAT-M, TV24 dhe televizioni lokal Katerina. Në këtë takim, u zgjodh edhe koordinator nga ky rajon, Toni Niçevski, i cili u propozua nga kolegët kameramanë. Në mënyrë që të lehtësohet komunikimi midis seksionit në Shkup me rajonin Ohër-Strugë.
Gjatë takimit u diskutua për shumë tema që prekin kolegët korrespondentë, statusin e tyre dhe kushtet në të cilat ata punojnë, ndërsa u ndanë edhe përvojat dhe sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë. Nga deklaratat e kolegëve mund të konkludohet se sfida e përditshme me të cilën ata përballen është siguria e tyre. Në interes të kryerjes së detyrave të tyre të përditshme, kolegët përballen me të gjitha llojet e kërcënimeve nga të ashtuquajturit “sherifë lokalë”, pronarë të lokaleve dhe firmave ndërtimore të cilët i fyejnë verbalisht gjatë kryerjes së detyrave të tyre për temat aktuale me interes publik në këtë rajon . Përveç korrespondentëve të MRTV, kolegët e tjerë punojnë me pajisje dhe teknikë të vjetruara (kamera, trekëmbësh, etj.) ose përdorin pajisjet e tyre ose të marra me qira, për të cilat ata nuk marrin ndonjë kompensim monetar.
Disa nga kolegët u ankuan për të ardhurat e ulëta që i marrin në nivel mujor, por duke marrë parasysh faktin që të ardhurat mesatare mujore midis kameramanëve tregojnë se situata nuk është në një nivel të lakmueshëm, në të ardhmen ne do të përpiqemi që seksioni të angazhohet për të krijuar kushte dhe të drejta më të mira për kameramanët dhe korrespondentët e tjerë. Disa kolegë refuzuan të fotografoheshin nga frika se eprorët e tyre ose pronarët e mediave ku ata punojnë do të keqkuptojnë këto takime dhe mund të rrezikohet vetë ekzistenca e tyre. Ekziston një dëshirë dhe iniciativë e madhe për veprim proaktiv dhe përpjekje të përbashkëta për të përmirësuar kushtet në profesionin e kameramanit për sa i përket sigurisë dhe etikës së tyre, si dhe për të ofruar ndërtimin dhe përmirësimin e kapacitetit të kameramanëve dhe korrespondentëve në këtë rajon përmes trajnimeve dhe seminareve të ndryshme që do të jenë mjaftë të dobishme për kolegët nga ky rajon.
Përveç takimit me kolegët nga rajoni Ohër-Strugë, seksioni i kameramanëve të SHGM-së më 29.04.2021 (e enjte) zhvilluan një takim pune me kameramanët korrespondentë nga Strumica dhe Gjevgjelia. Takimi i punës kaloi në një atmosferë të shkëlqyeshme ku kolegët zgjodhën koordinatorin e tyre i cili do t’i përfaqësojë dhe informojë ata për aktivitetet e ardhshme të seksionit të kameramanëve në SHGM. Kolegu Kire Piliçev, kameraman i TV Vis dhe korrespodent i TV Telma, është zgjedhur si koordinator i kolegëve nga ky rajon i vendit tonë. Në këtë rajon, situata me kolegët tanë është përmirësuar në krahasim me situatën në rajonin e Ohrit dhe Strugës, por ata përballen me pothuajse të njëjtat probleme çdo ditë, pajisje të vjetruara, të ardhura të ulëta, kushte të reduktuara të punës dhe mungesë të ndonjë arsimimi në drejtim të përmirësimit të njohurive dhe aftësive në lidhje me profesionin.
Kolegët me shumë kënaqësi pranuan ftesën tonë për t’u përfshirë në mënyrë aktive në seksionin e kameramanëve, si dhe si anëtarë të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.
Një takim pune i përfaqësuesve të seksionit të kameramanëve në SHGM u zhvillua më 8 maj në rajonin e Pelagonisë me kameramanët dhe korrespodentët nga Prilepi dhe Manastiri. Në takimin e punës në Manastir, kolegët zgjodhën përfaqësuesit e tyre për komunikim me seksionin e kameramanëve. U zgjodhën Darko Kostushev nga Prilepi dhe Goce Andonovski nga Manastiri. Ashtu si në takimet e mëparshme të mbajtura nga përfaqësuesit e seksionit të kameramanëve me kolegët, edhe ata hasin në probleme të ngjashme ose të njëjta nga pikëpamja teknike dhe financiare. Lidhur me sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve në këtë rajon, u theksua se është në një nivel të ulët, dhe ata gjithmonë lihen të gjinden vetë në terren. U theksua nevoja për ndërtimin e kapaciteteve përmes trajnimeve dhe punëtorive për avancimin e njohurive dhe aftësive nga aspektet teknike dhe etike.
Më 12 maj, seksioni i kameramanëve në SHGM kishte një takim dhe punëtori me kameramanët korrespondentë nga Velesi, Shtipi, Koçani, Probishtipi dhe Sveti Nikole. Takimi i punës kaloi në një atmosferë të shkëlqyeshme ku kolegët zgjodhën koordinatorët e tyre Ivan Kamçev nga Velesi, Goran Hristovski nga Shtipi dhe Goran Dimitrov nga Koçani të cilët do të përfaqësojnë dhe informojnë për aktivitetet e ardhshme të seksionit të kameramanëve në SHGM. Në takim, përfaqësuesit e seksionit të kameramanëve në SHGM dhuruan jelekë dhe përkrenare mbrojtëse në të cilët është shënuar qartë PRESS, dhe për gjestin e tillë kolegët nga ky rajon shprehën mirënjohje të madhe për SHGM-në.
Përveç takimit me kolegët nga pjesa lindore e vendit, më 14 maj këtë vit, përfaqësuesit e seksionit të kameramanëve në SHGM zhvilluan një takim edhe me kameramanët dhe korrespodentët nga rajoni i Pollogut, Tetovë dhe Gostivar.
Për një komunikim më të lehtë dhe më të mirë me seksionin, gjatë takimit me kolegët u zgjodh Vedut Osmani që të jetë koordinator. SHGM dhuroi jelekë mbrojtës dhe përkrenare për kolegët nga rajoni i Pollogut në mënyrë që të njihen më lehtë gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës.
Meqenëse është një rajon multietnik, komunikimi dhe solidariteti midis kolegëve është në një nivel shumë të lartë, kështu që ky takim pune kaloi në një atmosferë të shkëlqyeshme.
Seksioni i kameramanëve në SHGM nuk përfundon këtu me aktivitetet e tij, vijojnë takime me kolegët në Shkup që të dëgjohen në një vend edhe sfidat dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e bashkëpunimit dhe kushteve të punës si të kameramanëve ashtu edhe të korrespodentëve.