SHGM: Aktgjykim dënues për sulmuesin e kameramanit Ivan Kamçev nga TV24

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) mirëpret aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Kavadar më 03.11.2023, ku i akuzuari L.R është shpallur fajtor për veprën penale të pengimit të një zyrtari në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 382, paragrafi 3 i Kodit të ri Penal të ndryshuar.
Ky aktgjykim vjen pas raportimit të kameramanit të TV24 më 18.07.2023 se në dalje nga Rosomani në rrugën rajonale Gradsko-Prilep, i akuzuari L.R duke fyer dhe duke përdorur forcë i ka penguar në veprimin zyrtar, që të filmojnë për një aksident trafiku.
Gjykata e Shkallës së Parë në Kavadar duke vepruar sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori publik në Kavadar më 02.10.2023 për të akuzuarin L.R për veprën e lartpërmendur të kryer, është dënuar me katër muaj burg me kusht, i cili dënim nuk do të zbatohet nëse i pandehuri nga momenti i hyrjes në fuqi të vendimit , deri në afat brenda një viti, nuk kryen vepër të re penale.
SHGM mirëpret procedurën e shpejtë dhe efikase si nga prokuroria ashtu edhe nga gjykata në Kavadar, ku me zbatimin e dispozitave të reja të Kodit Penal sanksionohet sulmi ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik, derisa ata janë duke kryer punën e tyre profesionale.
Ky aktgjykim është i një rëndësie të veçantë sepse synon të krijojë një praktikë pozitive gjyqësore në të ardhme, me zbatimin konsekuent të këtyre ndryshimeve në mënyrë që më në fund autoritetet gjyqësore të kenë një qasje proaktive në mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve.
Vetëm përmes një sistemi funksional për mbrojtjen e gazetarëve pritet që në të ardhmen sulmuesit të demotivohen për të kërcënuar dhe sulmuar, duke siguruar kështu një mjedis të sigurt si parakusht bazë për punën e gazetarëve dhe punonjësve të medias në vend.