• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • SHEMBJA E PENËS GAZETARESKE

    SHEMBJA E PENËS GAZETARESKE

    • Categories Aktivitete
    • Date September 14, 2021

    Termometri  moti kohë  e ka tejkaluar temperaturën përtej 40 gradë celsius. Zjarret po marrin flake në të gjithë vendin. Ekipi i servisit publik po përgatitet për të filmuar njeriun e parë të Qendrës për Menaxhimin e Krizave z. Angelov, i cili  mungon  në kohën dhe vendin e dakorduar. Nuk u përgjigjet thirrjeve e as dhjetra mesazheve të dërguara. Dy orë në kushte jonormale gazetari dhe kameramani e presin para Qendrës për Menaxhim të Krizave me të vetmin qëllim  për ta informuar opinionin në lidhje me situatën,  por z. Angelov nuk paraqitet.
    Pas tre orësh pritjeje, zbulojmë se në një bisedë me redaktorin e lajmeve ai  justifikohet  kinse  kishte pritur që të mbante një konferencë për shtyp, edhe pse një ditë më parë gazetari e kishte dakorduar siç duhet takimin  me të cilën ishte pajtuar z. Angelov. Se në çfarë gjendje psiko-fizike janë gjetur gazetari dhe kameramani nuk brengoset askush, veçanarisht njeriu i parë i këtij institucioni. Me siguri aq më pak e brengos edhe shqetësimi i qytetarëve me paratë e të cilëve finansohet.
    Në anën tjetër, diku në lindje të vendit, flakët e zjarrit po përhapen. Mbi Koçanin, vetëm se nuk janë gëlltitur  shtëpi të tëra , shtëpi të  dikujt. Gazetari Ilço Lazarovski shuan zjarrin me lopatë në njërën dorë, ndërsa  në dorën tjetër ka pajisjet e tij me të cilat raporton drejtpërdrejt. Siguria e tij si duket nuk është në “rend të ditës” dhe jo vetëm siguria e tij… Zjarret po përhapen kudo. Ekipet e gazetarëvë  janë në terren duke raportuar në mes të një zjarri. Ata nuk kanë pajisje adekuate mbrojtëse dhe rreziku është i lartë, mediat për të cilat  punojnë duket sikur se i kanë dërguar në një shfaqje modelimi.
    “Eklsukiziviteti” i shkretë si të jetë më i rëndësishëm se një „shembja e penës gazetareske“.  Nuk pamë asnjë  gazetar të vetëm me pajisje mbrojtëse, por ama  pronarët e mediave për të cilat ata punojnë, në komoditet dhe nga larg  në kolltuqet e tyre vlerësojnë se  a është punuar mirë.
    A kujdeset dikush për  sigurinë e gazetarëve? Gazetarët duhet të jenë sytë dhe veshët e publikut, por vetëm mirë dhe  gjallë mund t’i sjellin dobi publikut. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë apelon deri tek  gazetarët  që ta sfhrytëzojnë “Broshurën  për sigurinë e gazetarëve gjatë ngjarjeve me rrezik të lartë”. Për shembull,  si në situata të tjera, gazetarët duhet të jenë afër mjaftueshëm që të kenë parasysh  ngjarjen që e mbulojnë , por pa vënë veten ose të tjerët në rrezik, ose të pengojnë  operacionet  sigurisë dhe shpëtimit. Fotoreporterët duhet të respektojnë të njëjtat rregulla, dhe prapë të jenë  afër mjaftueshëm që  të bëjnë fotografi nga ngjarja. Autoritetet zakonisht vendosin perimetër për të mbajtur kuriozët në distancë, madje edhe gazetarët. Rekomandimi është që autoritetet tua sigurojnë  gazetarëve një vend nga i cili mund të kenë pamje të qartë për ngjarjen. Për të arritur këtë qëllim, duhet të ketë komunikim të vazhdueshëm midis personave përgjegjës dhe gazetarëve, me të cilin do të vendosen  udhëzime të përbashkëta për raportim të  ngjarjeve të tilla.
    (https://www.osce.org/files/f/documents/8/f/402461.pdf).

    Gjithmonë kur gazetarët raportojnë për ngjarje që përfshijnë dhimbje ose humbje jete, janë të ekspozuar ndaj stresit emocional dhe kjo ndodhi edhe këtë herë. Një grua nuk u gjet pasi u dogj shtëpia e saj, dhe disa media e madje disa zyrtarë e shpallën atë të vdekur. Pavarësisht se sa “sterile” duken informacionet nga TVM, ato janë në përputhje me normat dhe standardet etike, gjegjësisht nuk do të ketë asnjë lajm derisa të merret konfirmimi nga autoritetet zyrtare , sepse gjithçka tjetër është spekulim që mund të shkaktojë pasoja të rënda për më të afërmit. Servisi publik nuk do të publikojë informacione të pakonfirmuara zyrtarisht të cilat janë të pranishme në portale. Kështu që derisa festohej Ilindeni, rrjetet sociale po „vlonin“ mbi zjarrin në Koçan ku doli edhe kritika “Koçani po digjet , MTV po krihet”. Servisi publik e transmetoi lajmin për zjarrin, por diku më poshtë në lajme. Disa analistë e kanë komentuar atë se është matur a të fillohet së pari me mesazhet e politikanëve për Ilindenin apo me lajmin për situatën e zjarrit , por mbeti e pa hulumtuar se ndoshta është pritur   një konfirmim zyrtar, pa të cilin nuk ka lajm në servisin publik. Nëse TVM-së i numërоhen “mëkatet” si ai nga “E Hëna e Zezë” dhe akoma më shumë për “27 Prillin” kur në program në transmetim ishte një ndeshje sportive ndërsa në kuvend zhvilllohej një dramë, prap se prapë TVM nuk ra nga  provimi. Gazetarët të cilët ishin në terren raportuan në përputhje me rrezikun.

    Ata nuk kishin pajisje mbrojtëse, por nuk u hodhën në zjarr për të sjellë një storje me çmim të   jetës së tyre. Medalja ka dy anë, gjithmonë. Për raportimin e saj nga rajoni i kapluar me zjarr dëshmoi gazetarja e servisit publik: “Ne nuk përdorëm pajisje mbrojtëse. Nuk prisnim që zjarri të përhapet aq shumë. Në terren ndoqëm udhëzimet e policisë  dhe u shoqëruam nga një biznesmen vendas i cili  e njihte shumë mirë vendin.Redaktorët na paralajmëruan t’i kushtojmë vëmendje rrethanave dhe të mos ekspozohemi në situata të rrezikshme. U ndalëm në  vendin  ku zjarrfikësit kishin  vendosur kufi, sapo e  filluam  raportimin drejtpërdrejt  si për një moment zjarri arriti tek ne.Na u desh të tërhiqeshim menjëherë, e shmangëm zjarrin duke përdorur një rrugë alternative që na tregoi një banor i Budinarcit.” Nga ajo që është parë  nga deklarata e saj, redaktorët paralajmëruan për rreziku ndaj sigurisë së tyre. Ata u shoqëruan nga një banor i zonës për t’i ndihmuar ata të lëviznin nëpër pyll ku do të humbnin lehtë të vetëm , kështu që ata u mbrojtën edhe nga një fatkeqësi eventuale.

    Një gazetar nga një televizion kombëtar na tha: “Policia nuk lejoi të ketë qasje, por me insistimin tonë ata na lejuan. Në atë kaos, as ata dhe as zjarrfikësit me siguri nuk janë të detyruar të na sigurojnë kur ne jemi pajtuar vullnetarisht për të hyrë në zjarre. Aty ku isha, kaluam dy herë drejtpërdrejt në zemrën e zjarrit, dhe për atë se sa kam qenë i ekspozuar  me kameramanin, hapeni   faqen time në facebook dhe do të shihni fotografinë se prej ku është bërë lidhja direkte. Unë nuk kam asnjë traumë, por nuk do të doja të isha përsëri në një situatë të tillë. Hyrja në atë vend të rrezikshëm ishte me vet iniciativë.Pse do të më jepnin pajisje mbrojtëse nga redaksia, përkrenare  më duhej edhe në kuvend më 27 Prill, por  nuk jepnin as  në derë. Jam mjaft i vetëdijshëm për të vlerësuar se cilat janë rreziqet dhe sa duhet të ekspozohem.”
    Gazetari thotë se nuk do të raportonte më për zjarre dhe  nuk do të donte të ishte në një situatë të tillë, por nuk pret që mediumi  për të cilën punon të krijojë kushte për sigurinë e tij. Ai ndoshta nuk është as në dijeni të stresit post-traumatik. I gjithë opinioni  mund të shihte se edhe shërbimet dhe institucionet më të thirura dhe i gjithë aparati shtetëror e kishin të vështirë të përballeshin me këtë katastrofë. Është e vërtetë që asnjë gazetar nuk pësoi, por sa prej tyre pësuan stres emocional, frikë dhe shqetësim? Si ndikoi në shëndetin e tyre mendor? Si do të përballen përsëri me situata të ngjashme duke e ditur se nuk janë të mbrojtur as të sigurt?

    Sipas rekomandimeve të KMG (CPJ), punonjësit e mediave që mbulojnë çfardo zjarri në  pyje duhet të jenë të vetëdijshëm për dinamiken dhe natyrën  të një katastrofë  të tillë dhe se ajo mund t’i rrezikojë . Gjithashtu duhet të kenë parasysh sistemin dhe organizimin e institucioneve në vendin ku raportojnë. Duhet të kihet parasysh niveli i trajnimit, standardi i pajisjeve dhe përvoja e njesitit të zjarrfikësve.Për të minimizuar rreziqet, redaktorët dhe gazetarët duhet të kenë informacione të caktuara të sigurisë dhe  në përputhje me ato të planifikojnë . Gazetarët dhe kameramanët duhet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe me kondicion në nivel solid. Kushtet mund të jenë jashtëzakonisht të këqija me temperatura të larta, lagështi të ulët të ajrit dhe erëra të forta. Mund të ndodh që do të duhet  lëvizin shpejt në varësi të rrjedhës së terrenit.Ata  të cilët janë me probleme të frymëmarrjes duhet të mendohen se a mund të jenë në gjendje të përballen me kushte të tilla. Për të përcjellë situatën në mënyrë objektive, të vërtetë dhe të saktë, gazetarët shpesh harrojnë në sigurinë e tyre.

    Sekretari  gjeneral i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierez, vlerson  se në vendet evropiane, gazetarët dhe mediat i respektojnë  rekomandimet e KMG, të cilat janë  të mjaftueshme nëse çdo redaktor dhe gazetar mbështetet në to kur raporton nga vendet e kapluara  nga zjarret. “Mbi të gjitha, nevojitet një vlerësim i plotë i rrezikut, duke përfshirë të gjitha rreziqet me të cilat mund të përballen ekipet e gazetarëve. Punonjësit e mediave mund të jenë dëshmitarë të skenave shqetësuese pasi prona të njerëzve shkatërrohen ,kafshët vriten por mund edhe të humbasin jetë njerëzish. “Skena të tilla të shkatërrimit të plotë mund të jenë shqetësuese,” thotë Ricardo Gutiérez.

    Komiteti  rekomandon që gazetarët në mënyrë të veçantë të jenë të përgatitur për tu  tërhiqur në çdo moment në rast të përkeqësimit të situatës. “Qëndroni së bashku si një ekip, gjithashtu duhet të jenë të qarta udhëzimet ose objektet e shënuara që duhet ti ndiqni … Nëse nuk ju sigurohen pajisje për mbrojtëse personale, siç janë përkrenare, kombinezone, syze, doreza dhe çizme,  mendoni se ku mund të furnizoheni me ato. “Derisa  jeni në automjet, mbani një distancë të përshtatshme larg nga zjarri kryesor, larg shkurreve ose barit të gjatë dhe kthejeni automjetin që të largohet nga zona sa më shpejt që të jetë e mundur.”

    (https://cpj.org/2020/09/physical-safety-covering-wildfires/?fbclid=IwAR2ilxYOXb6xCv6XqHI0RO2xRbsW6YVOKdyTxSujZo3_FdKU77OpwdmZQng)

    Nga Ministria e Punëve të  Brendshme theksuan se angazhimi i policisë në mbrojtjen e sigurisë së gazetarëve në kushtet e krizës së shpallur  për shkak të rritjes së zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka  qenë në përputhje me aktet nënligjore të cilat rregullojnë masat taktiko-operative të cilët duheshin të merren. Në këtë drejtim, policia  në mënyrë joselektive dhe pa dallim të  racës, fesë  dhe strukturës profesionale të qytetarëve, ndërmerr masa dhe aktivitete për parandalimin, menaxhimin e situatës të krizës së shkaktuar nga zjarret, theksojnë nga ministria . A ishte kjo e mjaftueshme për të frenuar dëshirën gazetareske për të qenë afër ngjarjes, që të përcillet sa më shpejt ajo se çfarë po ndodh në të vërtetë? Sipas “Science Brief”,  faqe në internet që rishikon studimet shkencore të recenzuara në tema të ndryshme duke përfshirë edhe ndryshimet klimatike theksohet se zjarret në pyje po bëhen më të shpeshta  në të gjithë botën dhe po rriten si në seriozitet ashtu edhe në masë. Prandaj, është më se e nevojshme që punonjësit  mediatik të cilët  mbulojnë çdo zjarr në pyje të jenë të vetëdijshëm për dinamikën  dhe natyrën të një katastrofe  të tillë dhe se situata që  zhvillohet me shpejtësi në terren potencialisht mund t’i vë ata në rrezik. Për të minimizuar rreziqet, redaktorët dhe gazetarët duhet të marrin parasysh të gjitha informacionet e sigurisë dhe të planifikojnë raportimin e duhur në terren.

    Përgatiti: Filjana Koka Kjo storia tematike është përpiluar në kuadër të projektit “Punëtorët e sigurt të mediave për gazetari cilësore në Maqedoni” financuar nga Balkan Trust for Democracy përmes programit të lirisë së medias. Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, Fondit Ballkanik për Demokraci, Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara ose partnerëve të tij.”

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Gazetarët shënjestër të kritikave, por më pak të paguar
    September 14, 2021

    Next post

    Takim rajonal i SHGM-së dhe SPGPM-së me gazetarë dhe punonjës mediatik nga Kumanova
    September 21, 2021

    You may also like

    ZNM
    SHGM denoncon në MPB kërcënime në rrjetet sociale 
    5 February, 2023
    IMG_20230131_141527
    Iniciativa për mbrojtjen e të drejtës autoriale të fotoreporterëve profesionistë 
    1 February, 2023
    ZNM
    Me iniciativë të SHGM-së, në ASHMAA u zhvillua takimi i dytë me temë-përforcimi i rrjetit të korrespondentëve të koncesionarëve nacional
    31 January, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?